Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan dhe ai i Rusisë Vladimir Putin

Bota

Biseda telefonike mes Putin dhe Erdogan, presidenca turke: Turqia mbështet përpjekjet për paqe në Ukrainë

20 Gusht, 15:46| Përditesimi: 20 Gusht, 15:54

  • Share

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, i tha Tayyip Erdogan Vladimir Putinit në një telefonatë sot, sipas presidencës turke.

Po ashtu presidenti turk Erdogan i tha Putinit se po ndiqte nga afër zhvillimet në lidhje me procesin dhe se Turqia ishte përpjekur për një paqe të drejtë që nga fillimi i luftës, tha presidenca turke.

Sipas mediave të huaja, në njoftimin e Moskës për bisedën telefonike thuhet se Putin shprehu vlerësimin e Rusisë për përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar bisedimet midis përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?