Zbërthimi i bisedave që drejtuesë dhe pjestarë të organizatave kriminale kryenin përmes telefonave të enkriptuar, ka çuar në goditjen e shumë grupeve kriminale jo vetëm në Shqipëri.
Edhe në operacionin e fundit që Prokuroria e Posaçme zhvilloi me Antimafian italiane të Barit në Itali, komunikimet në këto platforma, ishin një ndihmesë në hetime.
Bashkëpunëtori i Drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, I ka treguar prokurorëve italianë se këto telefona bliheshin lehtësisht në Tiranë, me çmime që shkonin deri në 2 mijë euro për 6 muaj.
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: The, e kishe përdorur Sky pin.
BASHKËPUNËTORI: “Po, i kam përdorur të gjitha aplikacionet përveç Encro."
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Na trego si i kishe marrë këto aplikacione, kush të tha t’i përdorësh dhe cilat kanë qenë me kalimin e kohës?
BASHKËPUNËTORI: “Në fillim e mora Sky nga një shok imi.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Në çfarë viti?
BASHKËPUNËTORI: “Në vitin 2020. Nëse nuk gaboj, ka qenë shkurt 2020. Një muaj më shumë, një muaj më pak, nuk e mbaj mend saktë.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Shkurt 2020. Po kur thua një shok, e ke fjalën për një shok kriminel?
BASHKËPUNËTORI: “Po.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Një shok që merrej me drogë?
BASHKËPUNËTORI: “Po, gjithmonë për drogë.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra i përdornit këto chat-e për drogë?
BASHKËPUNËTORI: “Jo, jo, për vrasje. Në fillim e mora pin-in për vrasje. Sepse po të kisha bërë vetëm drogë, nuk do të bëja vrasje me pagesë. Për një shok mund të bësh një vrasje sepse e ndihmon. Por nëse e bën disa herë, atëherë e bën për arsye ekonomike, e bën për para.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra ti ishe vrasës me pagesë?
BASHKËPUNËTORI: “Po. Në fillim po.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Me këto Pin-e, këto të Sky. Ishin vetëm për komunikime që kishin të bënin me veprimtari kriminale?
BASHKËPUNËTORI: “Kushdo që kishte Sky pin, e kishte vetëm për arsye kriminale. Nuk e mban për qejf sepse kushton shumë.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Sa kushtonte?
BASHKËPUNËTORI: “Deri në dy mijë euro.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Telefoni?
BASHKËPUNËTORI: “Telefoni dhe aplikacioni për gjashtë muaj.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra telefoni dhe programi dy mijë euro për gjashtë muaj?
BASHKËPUNËTORI: “Po.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Për gjashtë muaj.
BASHKËPUNËTORI: “Po, për gjashtë muaj. Pastaj ra çmimi deri në 1300 euro, 1400 euro.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Kush i siguronte këta telefona?
BASHKËPUNËTORI: “Këtu në Tiranë. Disa dyqane. Unë kam treguar për ato dyqane. Është shumë e lehtë.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra Sky filloi në shkurt 2020. Deri kur?
BASHKËPUNËTORI: “Po, nga 2020 deri në fillim të 2021 sepse pastaj e ndërruam, sepse telefoni nuk funksionon nëse e ke vetëm ti. Komunikon me njerëz që e kanë edhe ata. Programi tjetër BC me Sky nuk mund të komunikonte. Sky Pin komunikonte vetëm me Sky Pin. BC1 ishte kështu.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra deri në 2021 Sky, pastaj BC1?
BASHKËPUNËTORI: “Po dhe edhe Matrix.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: BC1 dhe Matrix.
BASHKËPUNËTORI: “Unë kam përdorur më shumë Matrix.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Dhe Matrix në çfarë telefoni? Është aplikacion?
BASHKËPUNËTORI: “Jo, ishte një aplikacion si Sky por kishte një G prapa telefonit. Të gjithë ata ishin telefona të zinj.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Me një G. Këto i ke blerë prapë në Tiranë?
BASHKËPUNËTORI: “Po, po në Tiranë.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Çfarë çmimi kishin këto?
BASHKËPUNËTORI: “Çmimi më shumë a më pak si Sky. Nga 1400 euro deri në 2000 euro. Sepse në fillim kur dilnin, kushtonin shumë, pastaj ulej çmimi.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Po gjithmonë të njëjtët njerëz i shisnin?
BASHKËPUNËTORI: “Gjithmonë i njëjti dyqan.”
Komente
