Altin Morina

Kronikë

Bisedat në Sky ECC/ Ish-efektivi i RENEA-s komunikonte me Nderjakun për trafikimin e kokainës: Malli është 800-ësh

23 Maj, 14:06| Përditesimi: 23 Maj, 14:21

  • Share

1747831091_altinmorina.jpg

Nga analiza e mesazheve të shkëmbyera mes Altin Morinës dhe Ekli Nderjakut në Sky Ecc rezulton se ata janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, që operon në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Shqipëri. Komunikimet mes tyre, të cilat zbardhen në dosjen “Ura”, tregojnë përfshirje për transportin e lëndëve narkotike si kokaina. 

Në një episod të datës 14 gusht 2020, Altin Morina përdor aplikacionin SkyECC për të komunikuar me Ekil Nderjakun në lidhje me një sasi kokaine të destinuar për tregtim.

“Menjëherë pas kësaj, vazhdoi shkëmbimi i mesazheve mdiis subjekteve të lartpërmendura, përmbajtja e të cilave ishte e lidhur me lëndën narkotike të fotografuar, kishte për qëllim të kuptonte origjinën, çmimin, cilësinë dhe sasinë  e saj.

Ekil Nderjaku: Ku osht kjo...Ca çmimi.

Altin Morina: 29.5

Ekil Nderjaku: Cmimi i mir qenka...Po mos o e lame (e preme).

Altin Morina: Ky shoku më tha jo...

Ekil Nderjaku: Ca o kjo shok. Colom apo Boliv. Do njoni 50 cop...dhe po pat i foto të thyne...

Altin Morina: Ta pyes shok edhe të them direkt.

Ekil Nderjaku: Kam disa që dun me e pa...Dun goxha..."

Të nesërmen, Altin Morina, duke përdorur përsëri SkyECC i komunikon Nderjakut informacion më të detajuar rreth sasisë së kokainës.

“Ditën tjetër, me datë 14.08.2020, Altin Morina duke përdorur Sky Ecc 1UN9CQ, me sa duket pasi mori një përgjigje nga mbajtësi i drogës, i komunikoi SkyEcc 5PNNS9, i identifikuar si Ekil Nderjaku, sasinë e kokainës në dispozicion për tregtim:

Altin Morina: Më shkrujti ky shoku dhe më sqaroi malli thotë është 800 qindsh dhe 1- copë paska...e lan mallin ky shok...ky më thotë co ndonji ti shohi ams (nep. Amsterdam)...me e pa mallin shok po më thot...co ndonjë shok po desh me e pa...do tak në shok se po vij për Durrës...”, thuhet në dosje.

Pjesë nga dosja


Lajmi kryesor:

DOSJA/ 'A t’ja prishim gjilpërën pistoletës në laborator?', përgjimet në SkyECC! Nderjaku i kërkoi Morinës të ndërhynte për të liruar Mond Çekiçin


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?