Putin dhe Volodymyr Zelensky

Nuk kishte ndodhur prej 10 vitesh, Putin anulon konferencën për shtyp të fundvitit! Zelensky në G7: Ukraina ekziston falë jush

12 Dhjetor 2022, 07:27| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 07:10

  • Share

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komunikuar së fundmi me liderët e Shteteve të Bashkuara, Turqisë dhe Francës. Bisedimet shihen si një hap drejt forcimit të mëtejshme të marrëdhënieve diplomatike me këto shtete në mes të luftimeve të zgjatura në frontin lindor të një lufte prej 9 muajsh që ende nuk po i shihet fundi.

Lideri i Ukrainës ka zhvilluar bisedime të shpeshta me presidentin amerikan Joe Biden, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan që kur forcat ruse nisën pushtimin në fund të shkurtit, është e pazakontë që ai të mbajë diskutime të tilla brenda një dite të vetme.

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht me partnerët”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës të zakonshëm me video, duke shtuar se ai pret disa “rezultate të rëndësishme” në javën e ardhshme nga një seri ngjarjesh ndërkombëtare që do të fokusohen në situatën në Ukrainë.

Gjatë bisedës telefonike me Biden, Zelensky falënderoi presidentin amerikan për ndihmën shtesë prej 275 milionë dollarësh për sigurinë , të cilën Pentagoni e njoftoi të premten, si dhe për mbështetjen më të gjerë dhe "të pashembullt" të SHBA-së për sovranitetin e Ukrainës përballë agresionit rus, sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit të Presidencës së Ukrainës. 

Paketa e shpallur javën e kaluar përfshin armë dhe raunde artilerie, si dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj ajrore.

“(Biden) ripohoi angazhimin e SHBA-së për të vazhduar t'i ofrojë Ukrainës ndihmë të sigurisë, ekonomike dhe humanitare, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe mizoritë e saj dhe duke i vendosur kosto Rusisë për agresionin e saj”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Zelensky tha se “ndihma e paprecedentë” e mbrojtjes dhe financiare nga SHBA-ja ndihmoi "jo vetëm për të pasur sukses në fushën e betejës", por gjithashtu për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së kombit tonë, sipas deklaratës ukrainase.

Lideri ukrainas i tha presidentit amerikan se terrori raketor rus ka çuar në shkatërrimin e rreth 50% të infrastrukturës energjetike të Ukrainës , ndërsa falënderoi SHBA-në për dhënien e ndihmës posaçërisht për rindërtimin e sistemeve energjetike të Ukrainës.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe liderët e G7 u mblodhën këtë të hënë në përpjekje për të rënë dakord për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Iranit po ashtu për një shtesë prej deri në 2 miliardë eurosh për dërgesat e armëve në Ukrainë.

Ora 22:25
Nuk pranuan të shkonin në luftë në Ukrainë, rusët torturohen, dyshohet se janë burgosur 300 persona

Ka dhe rus që nuk kanë pranuar të luftojnë kundër Ukrainës dhe për këtë janë torturuar, kjo sipas mediave të huaj dhe çfarë kanë deklaruar të afërmit e tyre. Çështja është nxjerrë në dritë nga ASTRA, një kanal në Telegram i krijuar nga gazetarë disidentë rusë. Ata flasin edhe për kërcënime me shumë vite burg, madje edhe ekzekutime. Thuhet se janë nëntë lokacione ku mbahen qindra ushtarë. Shumica mbajnë disa dhjetëra persona, por njëri thuhet se ka burgosur rreth 300 persona.

Ora 21:25
Presidenti Zelensky falenderon shtetet që e kanë mbështetur në luftën kundër Rusisë: Pa ju nuk do ekzistonte populli im

1670594312_sfas.jpg

Presidenti ukrainas Zelensky ka mbajtur një fjalim të shkurtër gjatë takimit të G7 përmes një lidhje me video ku shprehet mirënjohës për mbështetjen. Ai përshëndeti të gjitha shtetet që e kanë mbështetur në formë falënderimi, duke përfshirë edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni, për kontributin në mbrojtjen e Kiev.

“Është vetëm falë mbështetjes suaj që vendi im ekziston ende dhe populli ukrainas ekziston ende”, tha presidenti ukrainas.

Ora 20:53
Biden: Do japim vetëm ndihma financiare për Ukrainën! Nuk planifikojmë të dërgojmë trupa ushtarake

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se nuk ka plane për të dërguar trupa amerikane në Ukrainë.

“A po dërgojmë trupa në Ukrainë? Jo, ne po dërgojmë materiale, siç kemi dërguar miliona dollarë"- u tha Biden gazetarëve që udhëtonin me të në Virxhinia pas një pyetjeje nëse administrata e tij po planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë.

Në nëntor, administrata Biden i bëri thirrje Kongresit për fonde shtesë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.

Drejtoresha e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit Shalanda Young i dërgoi një letër Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi duke detajuar një kërkesë prej 37.7 miliardë dollarësh për ndihmë për Ukrainën.
 

Ora 16:27
Putin thyen protokollin, nuk do të mbajë konferencë për shtyp në fundvit dhe as mbledhje tradicionale

Për herë të parë në një hark kohor prej 10 vitesh, presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të vitit. Gjithashtu, nuk do të ketë as pritje tradicionale për festën e Vitit të Ri. Lajmi është dhënë këtë të hënë nga zyrtarët rus.  Sipas mediave të huaja, ky vendim i Putin mund të jetë i ndikuar nga lufta, sepse spas BBC, lufta e Rusisë në Ukrainë nuk ka shkuar sipas planit të presidentit rus. Vëzhguesit e Kremlinit e vlerësojnë këtë vendim si një thyerje të protokollit për shkak të luftës së tij në Ukrainë. Konferencat e shtypit maratonë janë tradicionalisht një rast për presidentin rus për të ndriçuar imazhin e tij, një spektakël kampi që lejon Putinin të luajë si populist në televizionin kombëtar çdo dhjetor.

Në vitet e mëparshme, Putini i ka kushtuar një shumë të madhe parash ngjarjeve të fundvitit, duke iu përgjigjur pyetjve nga gazetarët vendas, ndërsa sipas mediave të huaja largonte çdo pyetje të sikletshme nga mediat e huaja, duke lejuar administratën e tij të mburret me transparencën e saj.

Putini është  treguar shumë i largët me popullin e tij, saqë u aludua edhe për probleme të mëdha shëndetësore, përveç çfarë është deklaruar dhe kjo ka ndodhur që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit duke vazhduar më pas me luftës, e cila sipas mediave të huaja Rusia humbi “imazhin” në arenën ndërkombëtare si një shtet i pamposhtur. Putini është zhdukur nga publiku për ditë të tëra dhe populli shpeshherë ka bërë shaka se lideri rus fshihet në një "bunker". Administrata e tij po përballet me pyetjet e problemeve në lidhje me strategjinë e saj për luftën, mobilizimin masiv dhe keqtrajtimin e raportuar të rekrutëve rusë si në front ashtu edhe në stërvitje. Ditët e fundit edhe zyrtarë rus kanë reaguar kundër presidentit. 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kopser: 12/12/2022 21:44

    ne fakt falenderove ata qe te futen ne lufte edhe u zhduke si shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?