Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel/ Përafrohen qëndrimet për çështjen e të zhdukurve dhe bashkëpunimin ekonomik

7 Shtator 2020, 15:06| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 17:04

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç konfirmuan sot në Bruksel se kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema: asosacioni i komunave dhe zgjidhja e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Para fillimit të bisedimeve, Hoti dhe Vuçiç, janë zotuan se do t’i japin prioritet më të lartëintegrimit në Bashkimin Europian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Bashkimi Europian publikoi paradite një deklaratë të përbashkët të dy zyrtarëve sipas së cilës ata i konfirmuan shefit të politikës së Jashtme Josep Borrell, “se përparësi e lartë e tyre është integrimi evropian dhe vazhdimi i punës bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian që është element thelbësor në rrugën e thyre evropiane. Ata gjithashtu u angazhuan për të dyfishuar përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE-në, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”.

Në këtë kuadër, thuhet në deklaratë, “dokumenti i dakorduar së fundmi në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme lidhur me dialogun të ndërmarra nga të dyja palët, mund të jap një ndihmesë të dobishme arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”.

Sot u njoftua gjithashtu se takimi I rradhës në Bruksel do të jetë më 28 shtator.

Pas takimit, Kryeministri Hoti tha se në Bruksel ka marrë pjesë vetëm për draftimin e një marrëveshjeje finale, e cila sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Ne jemi në Bruksel vetëm për këtë çështje, për të treguar konstruktivitetin tonë si qeveri, si shtet që jemi të gatshëm të lëvizim përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”.

Ndërkohë, presidenti i Serb, Aleksandar Vuçic tha se në kuadër të dialogut tani po trajtohen çështje të vështira dhe palët kishin pikëpamje të ndryshme. Kjo sipas tij, bën që bisedimet të jenë më të komplikuara dhe më të vështira.

Presidenti serb deklaroi se për temën e “personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave të zhdukur” u diskutua mundësia e inspektimit të të gjitha arkivave, në mënyrë që të hetohet vendndodhja e eshtrave të 1,000 shqiptarëve dhe rreth 530 serbëve, të cilët konsiderohen si të zhdukur.

Vuçiç tha se sapo të formohet Qeveria e re serbe, ai do të paraqesë para kuvendit temën e Kosovës.

"Sapo të formohet një qeveri e re dhe kuvendi të fillojë të punojë me kapacitet të plotë, ne do të paraqesim para Kuvendit temën e Kosovës. Ne e kemi pasur atë në parlament 5-6 muaj më parë, por ne duam që të gjithë ata që marrin pjesë në bisedime t'i paraqesin kuvendit se çfarë po diskutohet”

Takimi i ditës së sotme në Bruksel pason dakordimin e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë që u vlerësua lart nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi si një "tjetër angazhim historik", dhe vlerësoi kurajën e të dy liderëve për të arritur pajtimin

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?