Bisedimet Kosovë-Serbi/ Presidenti Thaçi: Pa prezencën e SHBA-së në dialog nuk mund të ndodhë njohja reciproke (VIDEO)

24 Korrik 2020, 12:18| Përditesimi: 24 Korrik 2020, 14:00

  • Share

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, diskutuan në Bruksel në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Takimi i ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është i pari i këtij formati pas më shumë se dy vitesh.

Lajçak shkroi në llogarinë e tij në tëitter se “po vazhdohet me diskutimet politike në nivelin e ekspertëve”.

Procesi i bisedimeve u gjet nën kritika në Kosovë ku thuhet se me Serbinë duhet të diskutohet vetëm për njohje dhe duhet shmangur çdo mundësi që procesi të stërzgjatet me diskutime teknike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti qëndrimin se bisedimet nuk kanë alternativë dhe se sipas tij bisedimet teknike kanë përfunduar. Nëpërmjet llogarisë së tij në facebook, kryeministri Hoti tha se Kosova ka nisur bisedimet për njohje të ndërsjellë dhe sipas tij në Bruksel filloi hartimi i kësaj marrëveshje.

Në takimin e djeshëm në nivel ekspertësh cështja kryesore ishte ajo e të zhdukurve gjatë luftës. Bashkërenduesi shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skender Hysnei tha pas takimit të sotëm se “bisedimet ishin konstruktive”, por pa dhënë hollësi, ndërsa nënvizoi se “ky proces është skajshmërisht politik, nuk ka më gjë teknike”.

21 vite pas përfundimit të luftës ende nuk dihet asgje për fatin e mbi 1600 presonave të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se pa prezencën e SHBA-së në dialog nuk do të ndodhë njohja reciproke. Thaçi ka thënë se është jetike për Kosovën që në tavolinën e bisedimeve të jenë të pranishëm edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në lidhje me takimet në Bruksel presidenti Thaci u shpreh se “Është me interes që të ndodhë ky dialog sepse vetëm me takime dhe fqinjësi të mirë Kosova mund të lëvizë drejt BE-së, në të njëjtën kohë ta ruajmë identitetin tonë shtetëror”.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për “The Pavlovic Today”, teksa ka folur rreth dialogut të rinisur të Brukselit dhe mungesës së koordinimit në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, tha se diskutimet nuk janë si rezultat i dëshirës për dialog, por rezultat i dëshirës së Evropës për të përjashtuar amerikanët.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 26/07/2020 10:02

    Jo vetem njohja,por pa prezencen,apo doren e te fortit-Amerikes, as nuk eshte bere kurre deri sot e as mbas sotit mire per Kosoven dhe shqiptaret,Veneruat Takimin e pare Lljaqak doli hapu ne kreh-anen e Vuçiqit-serbise.Kush ka sy e vesh e merr vesh.Kete e pame ne shqiptaret,e pane serbet dhe kete "ma rifiet politik evropjan", e pa gjithe Bota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?