Marko Gjuriç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, deklaroi se ekipi negociues që do të shkojë në Washington më 4 shtator për bisedime me delegacionin e Prishtinës, do të ketë gati projekte konkrete ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe bizneset.
Sipas tij delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme…
Gjuriç tha gjithashtu për “TV Prva” se ishte i befasuar nga disa qarqe politike në Beograd të cilat, në prag të takimit, e kanë akuzuar presidentit Vuçiç për tradhëti.
Para pak ditësh edhe Presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ka pranuar axhendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një "pikë që është e papranueshme", të cilën ai nuk e specifikoi, por vlerësoi se pret befasi dhe negociata të vështira.
"Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga axhendat, është njohja e Kosovës. Kryeministri Hoti dhe zyrtarë shqiptarë thonë se po shkojnë në Shtetet e Bashkuara për njohje të Kosovës dhe se do të nënshkruajnë çfardo qoftë do tju ofrohet atje. Unë pres befasi dhe nëse vërtet do të ketë, ka më shumë të ngjarë që do ta refuzoj dhe se ky takim nuk do të zhvillohet," tha Vuçiç për televizionin serb “Pink” të shtunën në mëngjes.
Ai gjithashtu tha se Serbia "duhet të paguajë çmimin e politikave të pasuksesshme nga vitet 1990".
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.
Po ashtu,më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë.