Foto: Flamuri i Iranit
Pavarësisht ftesës së marrë Irani ka njoftuar nuk do të marrin pjesë në ‘Samitin e Paqes’ të planifikuar për nesër në Sharm El Sheikh të Egjiptit, i cili mbahet për të shënuar nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës.
Një ditë më parë Ministri i Jashtëm i Teheranit, Abbas Araghchi, tha se Irani mbështet çdo veprim që i jep fund sulmeve të Izraelit në Gaza, por paralajmëroi për "dyshime serioze" për shkelje të armëpushimit.
Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi me ndërmjetësimin egjiptian. Marrëveshja hyri në fuqi më 10 tetor pas një tërheqjeje të pjesshme të trupave izraelite nga Rripi i Gazës.
Lajmi kryesor:
Izraelitët tubim masiv në Tel Aviv, në Gaza hyjnë kamionët me ndihma! Hamasi: Do t'i dorëzojmë nesër pengjet izraelite
Xh.K/ReportTv.al