Bota

Bisedimet për paqen në Ukrainë, SHBA: Jemi ende në lojë! Zëdhënësja e DASH: Lajmi se u tërhoqëm nuk është i vërtetë

3 Maj, 20:21| Përditesimi: 3 Maj, 21:21

  • Share

SHBA nuk do të tërhiqen nga bisedimet për paqen në Ukrainë. Zëdhënësja e DASH sqaroi disa deklarata të saj të mëhershme, të cilat u interpretuan si një bojkot i SHBA ndaj përpjekjeve të deritanishme për një marrëveshje. Ajo tha se pozicioni i amerikanëve mund të ndryshojë nëse nuk do të ketë progres, por tërheqja finale i takon Donald Trump.

SHBA janë ende pjesë aktive dhe do të ruajnë rolin e deritanishëm në bisedimet për paqen në Ukrainë. Zëdhënësja e DASH, Tammy Bruce, saktësoi deklaratat e saj të mëhershme, të cilat u interpretuan si një tërheqje e Amerikës nga bisedimet.

“Lajmi se po tërhiqemi nuk është i vërtetë. Nëse nuk do të ketë progres për një marrëveshje, do të ndryshojmë pak pozicionin tonë, por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë një hap pas ndaj procesit,” - thotë Bruce.

Tammy Bruce foli në programin e Fox Nation The Guy Benson Show, se një tërheqje totale amerikane nga përpjekjet për paqen në Ukrainë është një vendim i presidentit amerikan.

Të enjten, Bruce u tha disa gazetarëve se SHBA “do të vazhdojnë të ndihmojnë, por se nuk do të ketë më udhëtime nëpër botë si ndërmjetës nëpër takime,” çka u lexua si një tërheqje. Kërcënimet për një ripozicionim të SHBA në diskutimet për paqen ishin bërë edhe nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në Fox News, i cili për të disatën herë tha se Presidenti Trump do t’i duhet të vlerësojë se sa kohë SHBA do t’i kushtojë tani e tutje kësaj krize.

Këtë mesjavë, SHBA firmosën një marrëveshje për mineralet e rralla dhe rindërtimin e Ukrainës, marrëveshje e cila, sipas Trump, mund të sjellë më afër paqen në Ukrainë.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?