Bota

Bisedimet SHBA-Rusi, gazetari shqiptar në Moskë: Lavrov e bëri të qartë, 'nuk tërhiqemi nga territoret'! Takimi Trump-Putin së shpejti, BE dhe Zelensky do përfshihen në tryezë

20 Shkurt, 12:24| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:49

  • Share

Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Pumo foli në Report Tv lidhur me bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së në Riad të Arabisë Saudite për paqen në Ukrainë.

Nga deklaratat e Putinit dhe Lavrovit, duket qartë se Moska nuk lëviz nga qëndrimet e saj kryesore mbi territoret e pushtuara dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, thotë Pumo për Nertil Agalliun në Sot Live në Shqipëri.

'Dje Putin bëri disa deklarata për bisedimet dhe takimin me Trump. Në mënyrë të hapur, ai deklaroi kënaqësinë e vet për zhvillimin e këtyre bisedimeve. Deklaroi se është i kënaqur me këto rezultate paraprake ku delegacionet patën akorde, negociata. Pati mirëkuptim për temat e Sirisë dhe Lindjes së Afërt, kanë qenë të afërt në pozicionet e tyre. Putin shprehu dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin me palën amerikane. Kryesorja u vendos të rimëkëmbet personeli i ambasadave përkatëse të vendeve.'

Nga ana tjetër, SHBA duket se po kërkon një lëshim territorial si pjesë e një marrëveshjeje, ndërsa BE-së i është lënë një rol dytësor për momentin.

'Lavrov tha nuk do tolerohet asnjë centimetër, do mbeten 4 territore plus Krimeja. Rusia nuk pranon anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe blloqe ushtarake. Këto janë thelbet, temat kryesore të Rusisë. Pala amerikane po mundohet, nuk mund të tregtojë më shumë me Rusinë. Po mundohen për një marrëveshje me Moskën, për një lëshim territorial. Putin tha se është i gatshëm të ulet në bisedime edhe me presidentin Zelensky.'

Takimi i mundshëm mes Trump dhe Putinit mund të përcaktojë më shumë drejtimin e këtyre negociatave.

'Rubio tha se BE do jetë pjesë e negociatave. Do duhet të diskutojnë heqjen e sanksioneve kundër Rusisë. Putin tha në mënyrë të fortë se nuk kemi nevojë për ndërmjetës në bisedimet me palën amerikane. Takimi Trump Putin mund të bëhet deri në fund të muajit, ose shumë shpejt. BE për këtë moment nuk do përfshihet në bisedimet hë për hë.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?