Bishtaja me mish të grirë
Përbërësit:
- 1 kg bishtaja
- 500 gr mish i grirë
- 2 qepë mesatare
- 1 domate
- 2 lugë gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 1 gjethe dafine
- Kripë, piper i zi
- Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Qepët e grira i skuqim në yndyrë derisa të zverdhen. Hedhim një lugë spec të kuq pluhur dhe mishin e grirë, e mbulojmë me kapak dhe pasi të ziejë 10 minuta në zjarr të lehtë, shtojmë kripën, piperin, majdanozin e grirë hollë dhe bishtajat e lara e të pastruara nga bishtat dhe fijet anësore. E përziejmë gjellën me kujdes, i shtojmë një gjethe dafine, domaten e kaluar në rende ose 1 lugë pure domatesh, ujë të vakët sa të mbulohen bishtajat dhe i lëmë të gatuhen në zjarr të fuqishëm. Sapo të marrin valë, ulim temperaturën dhe e lëmë të përfundojë gatimi derisa të shterojë lëngu, por jo i tëri (gjatë zierjes nuk e përziejmë me lugë, por nëse ka nevojë vetëm shkundim pak tenxheren).