Receta

Bishtaja me mish viçi nga zonja Albana

4 Prill, 11:31| Përditesimi: 4 Prill, 11:35

  • Share

Bishtaja me mish viçi

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi
  • 500 gr bishtaja të freskëta
  • 2 patate
  • 1 qepë e madhe
  • 2 domate ose 2 lgj salcë domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karotë
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gotë ujë ose lëng mishi
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Majdanoz i freskët për zbukurim

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe ngrohim vajin dhe skuqim copat e mishit derisa të marrin një ngjyrë të lehtë kafe. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim derisa të bëhet e tejdukshme. Më pas, shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë më pas karotën, specin e kuq, kripën, piperin dhe domatet. I përziejmë mirë dhe i lëmë të gatuhen për 5 minuta. Shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë gatimin në zjarr të mesëm për rreth 30 minuta derisa mishi të zbutet. Në fund shtojmë bishtajat në tenxhere dhe e lëmë gjellën të gatuhet avash avash për rreth 20-30 minuta të tjera, derisa bishtajat të zbuten dhe të marrin shijen e salcës. Kur gjella të jetë gati e servirim spërkatur me pak majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?