Bishtaja me oriz dhe domate
Përbërësit:
- 500 gr bishtaja
- 50 gr oriz
- 1 qepë
- 3 domate
- 1 spec i kuq
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë bishtajat dhe i presim në copa të vogla. Kaurdisim një qepë të grirë së bashku me bishtajat, më pas shtojmë domatet e grira, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë ujë sa të mbulohen përbërësit dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. E servirim gatimin të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.
Komento
Komente
