Bishtaja me patate
Përbërësit:
- 1 kg bishtaja
- 1 qepë mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 3 patate
- 250 ml salcë domate
- 2 gota ujë
- Vaj ulliri
- Majdanoz
- Kripë, piper i zi
- Spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Në vaj kaurdisim fillimisht qepën me hudhrat, shtojmë patatet e prera në kubikë me pak kripë, më pas shtojmë bishtajat. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas salcën dhe ujin. E lëmë gjellën të gatuhet duke shtuar gjysmën e erëzave. Në fund rregullojmë shijen dhe e servirim të ngrohtë, sipas dëshirës me pak kos.
Komento