Receta

Bishtaja të skuqura në krem kosi nga zonja Albana

15 Korrik, 11:14| Përditesimi: 15 Korrik, 11:15

  • Share

Bishtaja të skuqura në krem kosi

Përbërësit:

  • 500 gr bishtaja të freskëta
  • 4-5 lugë gjelle miell misri
  • Kripë sipas shijes
  • Vaj për skuqje
  •  
  • Për salcën me kos:
  • 1 lugë gjelle kos i trashë
  • 1 lugë gjelle kos i hollë
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji fara speci djegës
  • 1 thelpi hudhër e grirë
  • 1 majë luge kripë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë mirë bishtajat, pastrojmë pjesën fundore dhe i vendosim të ziejnë në 2 litra ujë me kripë për rreth 12-15 minuta. Më pas i vendosim në një kullesë për rreth 30 minuta që të largojnë lagështinë. Shtojmë miell misri sipër bishtajave të kulluara dhe i përziejmë butësisht pa i shtypur. Në një tigan të gjerë, ngrohim vajin dhe skuqim bishtajat nga të gjitha anët. Pasi të jenë skuqur, i vendosim mbi letër kuzhine për të përthithur vajin. Ndërkohë përgatitim salcën me kos, përziejmë të gjithë përbërësit e salcës në një tas dhe e vendosim si bazë në fund të pjatës ku do shërbehet. Bishtajat mund t’i vendosim me forma rulo dyshe-dyshe ose në forma sipas dëshirës. Në fund bëjmë një spërkatje të lehtë me salcë kosi mbi bishtaja.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?