Receta

Biskota djegëse me vetëm 3 përbërës nga zonja Albana

9 Qershor, 11:51| Përditesimi: 9 Qershor, 11:52

  • Share

Biskota djegëse

Përbërësit:

  • 200 gr miell i bardhë
  • 1 lugë kafeje spec pluhur
  • 70 gr gjalpë
  • 1 vezë e rrahur lehtë
  • 1 lugë koncentrat domateje
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht nxehim furrën në 180 °C. Në një pjatë sitim 200 gr miell, spec të kuq pluhur dhe pak kripë. Shtojmë gjalpë të temperaturës së ambientit në copa dhe e përziejmë derisa të përftojmë një masë kokrrizore. Në një tas rrahim vezën me koncentratin e domates dhe shtojmë masën e përgatitur. E përziejmë derisa të krijohet një brumë kompakt. Hapim brumin në një sipërfage të bërë me miell në trashësi 3 mm. I presim biskotat në forma sipas dëshirës dhe i vendosim një një tavë të lyer me yndyrë. I vendosim  biskotat të piqen në furrë të nxehtë për afro 10 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket situata e trafikut në vend?