Biskota me bajame
Përbërësit:
2 vezë të plota dhe 1 e verdhë
150 gr sheqer
150 gr vaj ose gjalp
150 gr bajame ( të copëtuara)
lëkurë e 1 limoni
450-500 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Përgatitja:
Në një tas vendosim 2 vezë të plota dh 1 të verdhë veze. Shtojmë 150 gr sheqer dhe I përziejmë mirë sëbashku deri sa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë vajin dhe gjalpin të tretur dhe vazhdojmë përzierjen në tas. Copëtojmë bajamet dhe I shtojmë përsëri në tas, lëkurën e limonit të grirë hollë dhe vazhdojmë përsëri ti përziejmë përbërësit mirë. Shtojmë pluhurin pjekës tek tasi I miellit dhe shtojmë miellin pak nga pak në tasin me vezë I përziejmë mirë me dorë deri sat ë na formohet një brumë pas s I trashë. Marrim copëza brumi pa I dhënë formë të rregullt dhe I vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. vendosim tepsinë me biskota në furrë të parangrohur në temperaturë 165 gradë Celsius për 15-20 minuta sa të zverdhen.