Receta

Biskota me limon nga zonja Albana

19 Qershor, 11:30| Përditesimi: 19 Qershor, 11:31

  • Share

Biskota me limon

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1/2 filxhan (100 g) sheqer
  • 1/3 filxhan (80 ml) vaj luledielli
  • 2 lugë lëng limoni i freskët
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 1 vanilje (opsionale)
  • 1 e 1/2 filxhan miell (180-200 gr)
  • Lëkura e 1 limoni
  • Sheqer pluhur për pudrosje

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Shtojmë vajin, lëngun dhe lëkurën e limonit. I përziejmë mirë. Shtojmë miellin, pluhurin për pjekje dhe vaniljen gradualisht derisa të formohet një brumë i butë, por jo ngjitës. E vendosim brumin në frigorifer për 30 minuta. Më pas formojmë toptha të vegjël dhe.i rrotullojmë në sheqer pluhur. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 170°C për 10–12 minuta.

Këshilla nga Albana: Mos i pjek më gjatë – çarjet formohen vetë kur piqen shkurt! Mund të shtosh pak niseshte në miell për më shumë butësi. Ruaji në kavanoz hermetik, qëndrojnë të freskëta disa ditë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?