Biskota me miell misri
Përbërësit:
170 gr miell misri për ( i imët)
170 gr miell 00
150 gr sheqer
120 gr gjalp i ftohtë
2 vezë mesatare
10 gr pluhur pjekës
1 majë kripë
1 të verdhë veze( për lyerjen e biskotave)
1 lugë sheqer për spërkatje
Marmalatë fruta pylli
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin e misrit, miellin e grurit, sheqerin , kripë, pluhur pjekës I përziejmë mirë të gjithë produktet e thata sëbashku. Shtojmë gjalpin e ftohtë me kubikë dhe I përziejmë duke fërkuar duart me miellin dhe gjalpin deri sa të na formohet një masë e thërrmuar. Në një tas tjetër rrahim 2 vezë të plota dhe e shtojmë në tasin me miell e përziejmë me spatula e më pas me duar deri sat ë na formohet një masë brumi e lidhur. Spërkasim tavolinën e punës me pak miell punojmë brumin dhe ndajmë brumin në 20-22, pjesë i spërkatim me pak miell dhe I japim formë sferike. I vendosim këto sfera prej brumi në një tepsi me letër pjekje. Me ndihmën e shtypëses se patates të cilin e lyejmë me pak miell I shtypim sferat duke I lëmë 1 cm të trashë. Me bishtin e një luge druri shtypim me qendër një gropëz të cilën e mbushim me marmalatë të frutave të pyllit ose kajsie. nqë fund I lyejmë me pak sheqer më pas I vendosm në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.