Bislim Ahmetaj në ‘Repolitix’: Berisha gaboi që vendosi Bashën në krye të PD! Artur Roshi: Ish-kryeministri komunist, s’ka të drejtë morale për të drejtuar PD-në

8 Dhjetor 2021, 22:15| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 22:37

  • Share

31 vite më parë më 8 dhjetor kulmoi lëvizja studentore që çoi në themelimin e partisë së parë opozitare në vend. Dita Kombëtare e Rinisë sot, si asnjëherë më parë, i gjeti demokratët të ndarë, mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Kjo ishte edhe tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Të ftuar në studio ishin dy dhjetoristët, Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe gazetari Flogert Muça.

Bislim Ahmetaj tha se është shpallur Dita Kombëtare e Rinisë, por për të është dita e parë e lirisë dhe demokracisë pas 45 vitesh diktaturë. Ai theksoi se pas pavarësisë, është një nga ditët e çmuara që ka pasur kombi shqiptar. Sa i përket situatës në të cilën ndodhet sot PD-ja sot, theksoi se Berishës ja ka thënë në zyrë që ka bërë gabimin më të madh që ka vendosur Bashën në krye të selisë blu ndërsa shtoi se ish-kryeministrin e ka quajtur politikan të ciklit të mbyllur, por ka ndryshuar mendim se ka ngjallur shpresë tek demokratët.

“Brezi i ri e ka të pamundur ta imagjinojë sa të poshtëruar kemi qenë dhe sa njerëz kanë qenë në burg kur ne u ngritëm në lëvizjen studentore. Ato pjesë e Sigurimit të Shtetit kanë mundur të shpërndajnë tymnajë dhe ligësi që vunë në dyshim arsyet e lëvizjes së studentëve të Dhjetorit. Presioni ka qenë aq i madh sa ne kemi menduar se s’do dilmin kurrë të gjallë nga ajo lëvizje, na u bashkua inteligjenca më në zë e kohës, kanë qenë pedagogë tanë. Ai trekëndësh që e shpëtoi lëvizjen studentore pa u bërë pis, janë studentët, pedagogët tanë, ndër ta dhe Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Gramoz Pashko. I kemi njohur si njerëz dhe si pedagogë. U bashkua i gjithë qyteti i Tiranës. Ka pasur një mendim për të na izoluar, por dështuan se shpërtheu e gjithë Tirana me mbi 100 mijë vetë që vinin nga e gjithë Shqipëria. Ajo lëvizje ka qenë një trinom i jashtëzakonshëm, si trinomi i shenjtë.”-tha ai.

Teksa u pyet se edhe Basha përmend një trekëndësh ku përfshin Metën, Ramën dhe Berishën, Bislimi deklaroi se kreu i PD e ka ligësinë e madhe brenda.

Ndërsa dhjetoristi Artur Roshi tha se asokohe ishte masa qytetare që e përkrahu në frymë lëvizjen studentore ndërsa inteligjenca erdhi më pas. Ai theksoi se që Berisha ka qenë komunist, nuk e mohon dot askush, as vetë ai dhe shtoi se fotoja e Berishë me diktatorin Enver Hoxha tregon se ka qenë komunist. Për nismën që ka marrë kohët e fundit Berisha, Ahmetaj tha se nuk e ka të drejtën morale për të drejtuar partinë më të madhe opozitare. Ai u shpreh se s'mund të jetë Berisha e ardhmja.

“Ka patur familje si puna ime atëherë në lëvizjen studentore, të dhjetëra studenteve. Ishte bërthama. Këshilla për mua ishte një telefonatë e babait, që më tha kemi qenë të parët dhe na ka ardhur në lule të ballit, më tha qëndro në radhë të dytë. Çdo qytetar ka ndjenjën e lirisë që kur lind, liria për të jetuar. Vinte nga subkoshienca e gjithësecilit, sidomos të rinjve. Cilët të rinj dolën të parët, ishin më të guximshmit. Një tendencë e një individi për shaka, filloi shpërtheu dhe mori një seriozitet, për pak orë u krijua një miniprogram me kërkesa ekonomike, por që u zhvilluan. Produkti i asaj që studentët i sollën shoqërisë, e ndjej veten si të përdorur sepse nuk shikon, gjithë këto 30 vite ndonjë nga studentët në nivelet kyçe dhe të sinqertë. Berisha ka thënë, regjimin e përmbysën, bijtë kanë përmbysur etërit. Studentët u mbështetën nga masa e gjerë e qytetarëve. Ata të persekutuarit përbëjnë frymën. Sot Berisha është e shkuara, nuk është e ardhmja. Politikisht flas se nuk sjell diçka të re. Çfarë konservatorizmi do sjellë Berisha? Parimi i vazhdimësisë do jetë vazhdimësia e partisë komunistëve? Komunistëve liberalë të PD-së ku është? S’ka sens që ai bëhet ballist në moshën 90-vjeçare. Tezën e konservatorizmit që ngre Berisha nuk e besoj”-tha Roshi.

Ndërsa për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, tha se lëvizja e Dhjetorit 90 ka pasur shumë idealizëm dhe shpirt brenda. Kalaja deklaroi se në takimin e studentëve dhe Ramiz Alisë është artikuluar politikisht me teza interesante që të rinjtë kanë qenë të painformuar ndërsa për paralelizëm me kohën e sotme tha se u krijua një iluzion si protestë e ngjashme me atë të vitit 90 ajo e studentëve në 2018. Ai theksoi se protestat në Shqipëri kanë ardhur duke degraduar.

"Literatura ka qenë e cunguar. Në këtë këndvështrim jam habitur nga 4 apo 5 persona që kanë folur për liritë politike, pluralizmin politik, koncepte që nëse do isha protoganist i kohës nuk do i kisha njohur. Nuk e di ku e kishin këtë akses. Sa i takon paralelizmit me brezin e sotëm, ka patur protestë adekuate si ajo, ashtu na u krijua në fillim nga studentët para dy vitesh që përfunduan duke bërë pazare për dyshekë e godina, kishin frikë nga politika. Protesta e studentëve e 2018. Nëse duam të kuptojmë cila është Shqipëria e nesërme, shikojmë protestën e tyre që ishte një dështim i madh. Protestat në Shqipëri kanë ardhur duke degraduar, me policim, shoqëria civile është e korruptuar."-deklaroi Aulon Kalaja.

Për gazetarin Flogert Muça për të parë si ka qenë e vërteta atëherë, duhet të kemi dëshmitarët. Për të thënë a është Berisha i përdorur nga regjimi për manovrat në vitin 1991 tha se është çështje që debatohet.

"Po të dëgjosh intervistat e personazheve publik sot, nga e para te e fundit kanë ndryshuar historinë duke e bërë të shitshme për opinionin publik për të krijuar mitin dhe figurën e njeriut që ka rrëzuar regjimin për të përfituar kapital politik. Berisha me kundërshtarët politik pas 91 me Pashkon, Hajdarin, Meksin, Selamin, ka bërë ndonjë gjë tjetër nga ajo që ka bërë Enver Hoxha? Politikisht i ka nxjerrë nga politika të gjithë. E ka bërë me Pashkon, Hajdarin, këto që e ka parë për ti marrë fronin e PD, siç po bën sot me Bashën. Berisha figurat politike që i kanë rrezikuar karrigen i ka luftuar fort derisa i ka larguar."-theksoi Muça.

Lidhur me këtë çështje, Bislim Ahmetaj deklaroi se Berisha kundërshtarët politik i ka çuar në gjyq të gjithë, ndërsa shtoi se ishin gjyqe reale me atë nivel drejtësie që ka qenë atëherë. Sakaq, ai theksoi se në 95 janë dënuar për genocid, në 97 kanë dalë nga burgu se shpërthyen depot.

“Berisha është një nga mjekët më të shquar që ka pasur Ballkani dhe Europa. Cili prej Presidentëve nga Stalini, te ky Stalini jonë nuk e deshti shërbimin e tij? Ambiciet e Berishës janë që do të arrijë çdo gjë dhe faktorët që arrin ti mbledhë. Nuk jam idhtar i Berishës. Kur ka qenë puna për të votuar kam votuar Pjetër Arbnorin, kam votuar Uran Budkën, kur mu ka dhënë mundësia për të votuar kundër Berishës, ka votuar këto dy persona."-tha Ahmetaj.

Dhjetoristi Artur Roshi deklaroi në 'Repolitix' se Berisha thotë që është larguar në 2013, por si mund ta besojmë kur ky nuk qenka larguar akoma dhe vijon me politikën.

"Një ditë ja prishi Basha, dhe shikoje çfarë ndodh. Bashën e zgjodhi si një djalë me format të brishtë itelektual. Basha e ka respektuar 8 vjet, nuk shkon më tani.”-tha Roshi.

Për herë të parë, Partia Demokratike e përkujtoi e ndarë 31 vjetorin e Lëvizjes Studentore të 8 dhjetorit. Lulzim Basha nga Art Turbina shigjetoi ish-kryeministrin Berisha si pjesë e një grupimi me mentalitet komunist, ndërsa Berisha nuk i kurseu akuzat për tradhtar ndaj kreut të PD.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • erjoni: 08/12/2021 23:17

    Idjotet e PD e kane hallin te filmat artistik te realizuar ne kohen e komunizmit dhe kane 30 vite qe ne krye te "PD" kane komunistin kriminel Sali non grata...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?