bitcoin

Bota

Bitcoin arrin vlerën më të madhe për herë të parë

14 Korrik, 12:11| Përditesimi: 14 Korrik, 12:20

  • Share

Monedha virtuale Bitcoin ka arritur për herë të parë vlerën më të madhe.

Këtë të hënë, Bitcoin kapi shifrën e 120 mijë Dollarëve, një moment historik për kriptomonedhën më të madhe në botë.

Kjo rritje vjen në një javë vendimtare, ndërsa investitorët shpresojnë në përfitime të mëdha nga politikat rregullatore që priten të diskutohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më vonë gjatë ditës, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA pritet që të diskutojë një sërë projektligjesh që synojnë të vendosin një kornizë rregullatore të qartë për industrinë e aseteve dixhitale.

Këto zhvillime kanë gjetur përkrahje nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është vetëquajtur “presidenti i kriptomonedhave” dhe ka bërë thirrje për rishikim të rregullave në favor të industrisë së monedhave virtuale.

Rritja e Bitcoin, që është mbi 29% më shumë që nga fillimi i vitit, ka ndezur një valë optimizmi edhe tek kriptovalutat e tjera. Ether, monedha e dytë më e madhe virtuale, arriti nivelin më të lartë në mbi pesë muaj me 3,059.60 dollarë, ndërsa XRP dhe Solana u rritën me rreth 3% secila.

Sipas të dhënave nga CoinMarketCap, vlera e përgjithshme e tregut të kriptomonedhave ka arritur në rreth 3.81 trilionë Dollarë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?