Bizele me qepë të njoma dhe erëza
Përbërësit:
1 tufë qepë të njoma
2 thelpi hudhër
2 domate (mesatare)
1 lugë gjelle salcë
500 gr bizele (të pastruara)
Koper plus majdanoz
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Ngrohim vajin në një tenxhere të thellë dhe kaurdisim qepën e prerë në unaza dhe hudhra të grira hollë.
Sapo qepët të ulin volumin shtojmë domatet e prera në kubikë (pa lëkurë) dhe I lëmë të ziejnë për 5 minuta. Shtojmë salcën dhe I përziejmë së bashku. Shtojmë bizelet dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas lëngun e perimeve të ngrohtë baraz me nivelin e bizeleve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, vendosim kapakun dhe I lëmë bizelet të ziejnë për 10-15 minuta. Ndërkohë grijmë hollë koperin dhe majdanozin dhe I shtojmë në tenxhere në minutën e fundit. fikim sobën dhe I lëmë të mbuluara edhe për 10 minuta të tjera. më pas I shërbejmë të ngrohta.