Bizele në furrë me suxhuk pikant nga zonja Albana

1 Dhjetor 2022, 10:59| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 11:00

  • Share

Bizele në furrë me suxhuk pikant

Përbërësit:

  • 1 kg bizele
  • 200 gr suxhuk pikant
  • 500 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 1 lgj mustardë
  • 150 gr djathë të butë
  • 1 lgj galetë
  • 1 tufë koper
  • Gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim bizelet të ziejnë në ujë me kripë për pak minuta. Më pas i kalojmë në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën. Kaurdisim në një tigan suxhukun të prerë në feta dhe e bashkojmë me bizelet. Lyejmë një tavë me pak nga yndyra që ka lëshuar suxhuku, e spërkasim tavën me pak galetë dhe vendosim bizelet me suxhukun. Tek qumështi shtojmë vezët, mustardën, kripën dhe piperin. E shtojmë masën në tave, spërkasim sipërfaqen me djathë të butë kaçkavall dhe koper të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?