Biznes brenda ambienteve të burgut, në pranga kreu i 313 dhe dy persona të tjerë (EMRA)

4 Prill 2020, 09:36| Përditesimi: 4 Prill 2020, 09:43

  • Share

TIRANË  - Para për të vazhduar aktivitetin minimarket në ambientet e 313-ës është afera që çoi në pranga Eduart Strugën, kreun e burgut dhe dy persona të tjerë.

'Report TV' mëson se së bashku me Strugën janë arrestuar biznesmeni Ervin Kurtulla dhe shefi i Logjistikës së burgut 313 Florjan Ahmetaj.

Për të tre këta persona SPAK ka depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, ndërsa seanca pritet të mbahet të hënën.

Afera ishte në vlerën e 550 mijë lekëve, ndërsa Struga është arrestuar në ambientet e policisë së Tiranës teksa merrej në pyetje për këtë episod.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?