Bizneset afat deri në 5 qershor për pagën e luftës, ja formulari i ankesave që duhet të plotësojnë

2 Qershor 2020, 19:18| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 19:27

  • Share

Të gjithë ato biznese që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës për punonjësit e tyre kanë afat deri në datën 5 qershor, në rast të kundërt do të gjobiten në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Ndërsa të gjithë tatimpaguesit të cilët i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit e tyre, nuk do jenë subjekt i këtij penaliteti.

Administrata Tatimore bën të ditur se tatimpaguesi në këtë raste duhet që të plotësojë formularin e ankesës, brenda datë 5 Qershor 2020, dhe ta ngarkojë atë në menunë ‘’Çështjet e Mia’’, në llogarinë në e-filing.

"Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e komunikimit të penalitetit të vendosur, çdo subjekt i gjobitur do të ketë mundësi t’i paraqesë Administratës Tatimore, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, shoqëruar me dokumentacion mbështetës që i argumenton ato", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.

Ndërsa individëve përfitues nga paketa e dytë financiare, për të cilët punëdhënësi nuk do të kryejë aplikimin brenda datës 5 Qershor 2020, do t’iu jepet mundësia të plotësojnë të dhënat e tyre të llogarive bankare dhe do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

(Kliko ketu) Formulari i Ankeses per Tatimpaguesit per Mosaplikim te Ndihmes Financiare

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?