Investitorët amerikanë kanë kritika për klimën e biznesit në Shqipëri. Në Indeksin e Besimit të Bizneseve e realizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për situatën gjatë vitit të shkuar vlerësimi është ulur me 46.47 nga 100 pikë të mundshme. Në krahasim me vitin 2023 treguesi është përkeqësuar me 1.1 pikë.
“Dhoma Amerikane ka publikuar Indeksin e Biznesit duke sjellë perceptimin e anëtarëve të saj për indikatorët kryesorë të klimës së biznesit gjatë 2024. Indeksi prezanton një ulje të lehtë të vlerësimit, 46.47 në krahasim me 47.57 që ishte një vit më parë, duke prodhuar sërish një Indeks që është nën nivelin e mesatares. Gjatë 12 vjetëve të organizimit nga Dhoma Amerikane të këtij pyetësori mbi klimën e biznesit, vlerësimi i anëtarëve ka qënë gjithnjë nën nivelin e 50 për qindshit, duke demonstruar një shqetësim të vazhdueshëm për disa parametra themelorë të klimës”, thotë Dhoma Amerikane.
Ndër problematikat që bizneset hasin në Shqipëri sipas AMCHAM janë edhe monopolet në tregje që sjellin konkurrencë të pandershme, informalitetit, burokracitë dhe sistemi fiskal që ndryshohet shpesh.
“Tregues si gjetja e stafit të kualifikuar lokal, monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i përgjithshëm i taksave, vazhdojnë të kenë një vlerësim të ulët nga anëtarët. Dukshëm këto indikatorë pasqyrojnë çështje mbi të cilat Dhoma Amerikane përmes Komiteteve, ka punuar me të gjitha strukturat shtetërore qeveritare dhe parlamentare për të sjellë ndryshime të cilat jo thjesht ndihmojnë biznesin e saj anëtar por mbi të gjitha krijojnë një perceptim pozitiv të mënyrës se si bëhet biznes në Shqipëri duke rritur interesin e investitorëve të huaj”, thotë Dhoma Amerikane.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

Edhe ne itali ka rene goxha cilesia duhet te investojne direkt amerikont
Përgjigju