Mbetje

Ekonomi

Mbetjet 'sprovë' për integrimin në BE/ Projektligji në Kuvend: Bizneset që nuk menaxhojnë vetë plehrat, gjoba deri në 1 mln lekë

4 Shtator, 20:23| Përditesimi: 4 Shtator, 21:04

  • Share

Një nga nismat ligjore që pret dritën jeshile në nisje të sesionit të ri parlamentar parashikon gjoba të kripura për bizneset që nuk trajtojnë vetë mbetjet që prodhojnë nga aktivieti i tyre.

Në projektligjin e depozituar në Kuvend për 'Përgjegjësite e Zgjeruara të subjekteve prodhuese", thuhet se bizneset janë të detyruara të menaxhojnë mbetjet e tyre.

"Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit është një detyrim për prodhuesit, për kompanitë, të cilat vendosin në tregun e brendshëm të vendit produkte, të cilat pasi përdoren, gjenerojnë mbetje që i përkasin njërës prej rrymave të mbetjeve të përcaktuara në projektligj, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.10463, datë 22.9.2011.  Këto kompani, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian për mbetjet, kanë detyrime dhe përgjegjësi shtesë për të menaxhuar mbetjet që gjenerohen nga produktet e tyre. Detyrimet e tyre rregullohen në një legjislacion të posaçëm në nivelin e Bashkimit Evropian", thuhet në relacion.

Vetë këto biznese do të duhet që të krijojnë një sistem të tyre për menaxhimin e mbetjeve sipas projektligjit, në mënyrë që mbetjet të grumbullohen e deri te riciklohen për tu përfituar një produkt i ri.

"Ndër detyrimet kryesore të prodhuesit janë të financojnë dhe të krijojnë një sistem për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri dhe të përmbushin objektivat (targets) për mbledhjen, riciklimin dhe trajtimin e tyre, siç përcaktohet nga legjislacioni i Bashkimit Evropian dhe/ose ai kombëtar", vijon relacioni. 

Fusha e zbatimit të ligjit janë të gjitha subjektet prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje, që zhvillojnë në Republikën e Shqipërisë aktivitete ekonomike, të cilat lidhen me qëllimin e ligjit, nën sistemin e PZP-së dhe hedhin në treg produkte, konsumimi i të cilave krijon mbetje, në përputhje me legjislacionin në fuqi për rrymat specifike të mbetjeve. Gjobat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 1 milionë lekë për subjektet prodhuese që nuk menaxhojnë mbetjet e tyre.

Ky ligj do të zbatohet për rrymat specifike të mbetjeve dhe që janë pjesë e sistemit të PZP-së, si më poshtë:
-ambalazhet dhe mbetjet e tyre; 
-bateritë dhe akumulatorët; 
-automjetet në fund të jetës; dhe 
-mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Më 28 gusht, kryeministri Edi Rama njoftoi reformën e re të menaxhimit të mbetjeve në një takim me strukturat e pushtetit vendor, ndërsa e cilësoi si 'sprovë' për integrimin në BE. Projektligji për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i hartuar pas një pune 2-vjeçare është gati dhe parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, por Bashkitë do jenë ‘klientë’. Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat si dhe parashikohet mbyllja e 66 venddepozitmeve aktuale

 

Kliko këtu për të lexuar DOKUMENTIN e plotë

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • liburna: 05/09/2025 09:37

    BIZNESI NUK MENAXHON MBETJET E VETA...QEVERIA ME BASHKITE MENAXHOJNE MBETJET.....PRANDAJ NUK BEN TI RAMA AS INCENERATORE ASGJE...SE I VJEDH LEKET PER TO.....

    Përgjigju
  • xxxx: 04/09/2025 22:02

    mire tu behet nese nuk marrin masa per diferencimin e kushtezuar te mbetjeve le te paguajne edhe 1 mln lek gjobe deri ne ndjekje penale per krim mjedisor apo shendetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?