Bizneset ‘me lupë’ për punëtorë, kreu i shoqatës së Fasonerisë në Report TV: Shkak emigrimi, dhe pagat! Presim punëtorë nga Filipinet

24 Mars 2023, 12:47| Përditesimi: 24 Mars 2023, 12:54

  • Share

Kreu i shoqatës së Fasonerisë, Edvin Preçe ka folur në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu lidhur me krizën e bizneseve për punëtorë. Së fundmi, biznesi i fasonëve ka pasur goditjen më të madhe, për shkak të mungesës së forcës punëtore. Sipas Preçit, kjo gjë vjen si pasojë e faktorit social, por gjithsesi mbetet edhe pagat e ulëta një element që ndikon.

“Patjetër që faktorët janë të gjithanshëm. Një pjesë është dhe paga, por mendoj që është bërë e vështirë sepse njerëzit vendosmërinë të ikin. Pra mendoj se është më tepër faktor social më tepër sesa ekonomik. Por edhe pagat.”- tha ai.

Ai është shprehur se ky sektor e ka zgjidhjen tek punëtorët nga vendet si Filipine.

Duhet të ngremë një sektor industrial i mirëfilltë. Por ajo që ka mundësi biznesi dhe sektori ynë është të kalojmë në ciklin e mbyllur. Sepse ne shesim fuqinë e krahut. Ne po mundohemi të orientohemi nëpërmjet vendeve si Filipine për të pasur një lloj sigurie për punëtorët. Janë mbi 250 punëtorë që kanë ardhur në vendin tonë dhe janë ende këtu.”- tha Preçe.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 11/04/2023 08:27

    Edhe ne perendim keshtu eshte. Kur nuk ka punonjes therrasin emigrante nga shqiperia. Edhe ketu po ndodh e njejta gje. Prandaj biznesi eshte ne veshtiresi te madhe per punonjes. Por shteti duhet te ndihmoje biznesin per te perballuar krizen.

    Përgjigju
  • Ladi: 24/03/2023 13:58

    Jo mos prisni puntore nga Filipine! Po punsoni Shqiptare ju jo me paga 150000 te vjetra se nuk ju vjen njeri,se boll keni nxjerr kunjin me to me ato paga qe i keni paguar,Tani Shqiptaret jane bo te zgjuar! nuk ka me te talleni me to ! Po paguani siç duhet dhe je vijne ne pun perseri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?