Bizneset në kohë COVID-i! Dhoma Amerikane: Duhet zhvilluar tregtia online! Jaço: Probleme me referencën në doganë! Gazheli: Po punojmë për dixhitalizimin e sistemit

4 Shkurt 2021, 17:04| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 17:26

  • Share

Tregtia online e ngritur prej vitesh në shumë vende të botës dhe me pandeminë ka marrë përmasa më të mëdha, por gjykohet se ka një vakum në lidhje me politikat mbështetëse. Presidenti i dhomës Enio Jaço në forumin e përvitshëm të organizuar nga AmCham me Drejtorinë e Doganave, paraqiti disa nga problemet me të cilat përballen bizneset amerikane, nga çmimet referencë në doganë, aksesi në llogaritë e tatimpaguesit si dhe shqetësimi më i ri ishte për sektorin e shitjeve online.

“Do t’i bëja një thirrje edhe Ekipit të Dhomës Amerikane dhe ekipit teknik të Doganave për të punuar bashkë dhe për të krijuar politika lehtësuese për tregtinë digjitale apo e commerce.  Tregtia digjitale është zhvilluar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit por ka një zhvillim edhe më të madh gjatë pandemisë dhe bizneset tona kanë nevojë që të adaptojnë tregtinë digjitale. Por ndërkohë, ne gjykojmë që ka një vakum në lidhje me politikat mbështetëse që duhet të merren”, u shpreh Jaço.

Drejtori i Doganës Gent Gazheli teksa ka listuar disa nga prioritetet e këtij institucioni për vitin 2021, u ngal edhe tek problemi i referencës.

“Prioritetet tona për këtë vit janë: Krijim i lehtësirave për biznesin dhe qytetarët nëpërmjet ofrimit të shërbimit në kohë dhe me cilësi, duke shmangur vonesat dhe burokracitë e panevojshme. Menaxhimi i problematikave të biznesit gjatë krizës COVID19. Rritje e të ardhurave doganore. Gjatë vitit 2020 përdorimi i referencave (duke u zhveshur nga mallrat e bursës dhe automjetet që përdorën nga individët) ka qenë në masën 3%”, tha Gazheli.

Drejtori i Doganës tha se puna në mbështetje të biznesit do të vazhdoj, si dhe do të punohet më shumë për digjitalizimin e shërbimeve.

“Për regjimet e mësipërme si dhe për procedura te tjera, risi e vitit 2020 ka qene mundësia e aplikimit online ne portalin e-Albania, nëpërmjet të cilit janë realizuar 928 aplikime. Kjo do te thotë që janë kursyer nga operatoret ekonomike  1856 ore ose e thënë ndryshe 232 dite pune”, sqaroi ai.

Gazheli tha ndër të tjera që dogana ka pasur një rol të rëndësishëm në përballimin e situatës së pandemisë, dhe vijon të ketë edhe në procesin e vaksinimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?