Foto ilustruese

Ekonomi

Bizneset shqiptare ‘përqafojnë’ përdorimin e Inteligjencës Artificiale, kryesojnë në rajon dhe BE! Në vitin 2023 u përdor nga 12%

20 Gusht, 07:42| Përditesimi: 20 Gusht, 08:02

  • Share

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se ato të rajonit në Ballkanin Perëndimor, madje më shumë se BE-ja.

Sipas raportit të fundit “Western Balkans Digital Economy and Society index 2024” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bizneset shqiptare kryesojnë Ballkanin Perëndimor për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) dhe teknologjive të avancuara. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, 12% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin përdoren IA-në, nivel ky mbi dyfishin e mesatares rajonale prej vetëm 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.

Përveç IA-së, bizneset shqiptare përdoren gjerësisht teknologji të tjera. Psh përdorimi i analizës së të dhënave përfshiu 33% të ndërmarrjeve, duke e vendosur Shqipërinë mbi mesataren e rajonit 31% dhe në nivel të krahasueshëm me BE-në, 32%. Edhe e-faturimi është i konsoliduar, me 54% të bizneseve që e përdorin, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE.

Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje.

Megjithatë, raporti i KBR-së thekson se rritja e përdorimit të teknologjive të avancuara nuk po shoqërohet gjithmonë me aftësi të mjaftueshme digjitale të fuqisë punëtore, çka mund të kufizojë përfitimet afatgjata.

Bizneset shqiptare janë më të prirura të përdorin teknologjinë për të shmangur kostot që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore në vend. Anketat rajonale kanë treguar se bizneset shqiptare janë më të shqetësuarat për mungesën stafeve në të gjitha nivelet.

Në vitin 2023, vetëm 43% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-të) në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor arritën një nivel bazik të intensitetit digjital, krahasuar me 58% në BE.

Angazhimi online përmes mediave sociale po përmirësohet gradualisht. Në vitin 2023, 26% e ndërmarrjeve në Rajon përdorën dy ose më shumë lloje platformash të mediave sociale, pak më poshtë mesatares së BE-së prej 31%. Përdorimi i teknologjive të avancuara digjitale gjithashtu tregon përparim në vitin 2023.

Përdorimi i cloud computing u rrit në 26%, megjithatë mbetet pas mesatares së BE-së prej 38%.

Adoptimi i analizës së të dhënave u rrit ndjeshëm në 31%, duke ngushtuar pothuajse diferencën me BE-në, nga vetëm 6% në vitin 2020./Monitor

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rajmondi: 20/08/2025 12:08

    Bar hajm e doren kujt sja shtrijm, tfala sales ti thoni qe qeveria e edit dhe gjermanis ja kaloj jo si ty qe kishe mbet i 2 gjithmon

    Përgjigju
  • Shkodrani: 20/08/2025 09:18

    E ka një shpjegim! Historikisht populli shqiptar, i indoktrinuar nga otomanizmi, është popull dembel...trurin vështirësisht e vënë në punë. Nuk e di si janë statistikat në Turqi, por jam i bindur se e kanë më lart se ne.

    Përgjigju
  • Hello: 20/08/2025 08:58

    Akoma seshte futur pagesat e automatizuara per blerjet edhe sikur parkim jo me te perdoret ai… tirana ka ngel ke ka nje sms per ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?