Bizneset s'respektojnë masat Anti-COVID/ ISHSH pezullon vetëm 2 biznese, 2 të tjerë i gjobit nga 1612 kontrolle në Shqipëri

17 Qershor 2020, 12:16| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 12:23

  • Share

TIRANË- Dy biznese të pezulluara dhe 2 gjoba!  Është ky bilanci i kontrolleve të kryera në terren nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor të kryer gjatë 24 orëve të fundit.

Edhe pse nga vëzhgimet e kryera nga Report TV herë pas here, është vërë re se masat anti- COVID nuk respektohen, për ISHSH nga 1612  kontrolle të kryera në të gjithë Shqipërinë, ka evidentuar vetëm 4 shkelje.  

"Gjatë 24 orëve të fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor realizoi 1612 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Janë marrë 2 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve, janë vendosur 2 masa administrative.

ISHSH po intensifikon kontrollet dhe monitorimin në terren për zbatimin e masave ndaj COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe higjienës si dhe bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë", shkruhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?