Foto ilustruese

Biznesi dhe 'boloritë' e biznesit, siç thotë ministri Ahmetaj

9 Prill 2020, 22:34| Përditesimi: 9 Prill 2020, 22:36

  • Share

Pak kater javesh qe pandemia globale COVID-19 goditi Shqiperine dhe detyroi hartimin e nje duzine aktesh normative, u be e mundur te lexojme zyrtarisht kerkesat e

Shoqatave te biznesit qe permblidheshin ne nja  8 propozime!

Perpara se te shkoj te propozimet, qe ishin saktesisht TETE, po kerkoja te mesoja se cilat ishin shoqatat qe mbeshtesnin kerkesat.

Nga Bashkimi I Dhomave te Tregtise dhe Industrise, mesova se ishin 22 emra dhe firma qe kishin firmosur per TETE kerkesa ultimative ndaj qeverise.

Tani, ky bashkimi i mesiperm I Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, eshte nje organizem qe vepron ligjerisht sipas nje ligji publik, specifik,  i cili detyron dhomat e tregtise dhe industrise ne qarqe te jene anetare, me detyrim ne kete organizem! Sipas te dhenave zyrtare, sot jane gjithsej 12 dhoma publike tregtie, me shume se gjysma e te cilave, aktualisht, jane jo funksionale, per shkak se nuk mundin te grumbullojne kuotat e anetaresise! Nje pjese e tyre jane mbyllur fare! Nje pjese jane formale! Nje pjese kane anetar vetem kryetarin e Dhomes!

Kjo duhet te jete e vertete, sepse keto institucione ligji i detyron te paguajne nje perqindje te caktuar te te ardhurave nga kuotat, per organizaten e tyre umbrelle: Bashkimin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise! Nuk kam ndonje informacion zyrtar se sa eshte kjo shume, por skemen e njoh sepse kam punuar te Dhoma e Tregtise se Tiranes dhe gjykoj se nuk ka ndryshuar gje nga koha qe une kam qene rrogetar aty!

Po mendoj se nese do te ishte ndryshe, duhet qe Bashkimi I Dhomave te Tregtise dhe Industrise, nuk ka pse te ushtronte veprimtarine ne nje mjedis 3 meter katror (3x1) ngjitur me banjen e Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes, ku punon kryetarja e Bashkimit dhe dy nepunese te tjera! Gjithnje kam deklaruar se ketu ka nje konflikt interesi, qe do te thote se ky bashkim, apo Union sic e quajne duhet te kete mjediset e veta te punes!

Nga ketu dal ne konkluzionin se cila eshte vlera e propozimeve te “unionit” te bera si “kofini pas te vjelit”, kur Qeveria thuajse e ka gati paketen e zgjeruar ne ndihme te biznesit!

Kaq per UNIONIN!

Tani te propozimet qe jane firmosur nga 22 shoqata (media akoma nuk ka mundur t’I publikoje emrat e tyre!?)

Dhomat e Tregtisë dhe shoqatat e tjera të biznesit, jane ankuar se “Masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, si dhe zgjatja në kohë e këtyre masave, kanë prekur në mënyrë të drejtëpërdrejt bizneset duke shkaktuar një dëm serioz aktual dhe duke u shndërruar në një skenar shumë të rrezikshëm për të ardhmen e sipërmarrjes private në veçanti dhe ekonomisë shqiptare në tërësi”, sikurse thuhet ne letren per kryeministrin e vendit! (as qe po flas ketu per gabimet foshnjore gramatikore, qe, siç e di une, kryeministri nuk I honeps dot!)

Cfare kerkojne 22 firma?

As me shume dhe as me pak se

sa “pas një konsultimi të detajuar për një periudhë 2 javore, me të gjithe sektorët e sipërmarrjes private që operojnë në territorin e Repubikës së Shqipërisë, e shikojnë si domosdoshmeri ndërhyrjen nga ana e qeverisë shqiptare me një paketë të detajuar financiare, kurajoze dhe të zgjuar”- sikunder shkruhet ne leter!

“Kurajoze dhe te zgjuar”, thote biznesi I UNION-it! Po, mire! Shume bukur!

Ne fakt, kurajoze dhe te zgjuara duhet te jene edhe propozimet e biznesit, qe ekuacioni te kete kuptim! Pra qe te mos ndodhe si organizata umbrelle BusinessAlbania qe i kerkoi qeverise ne krye te heres “ te printonte parà”!

Ja propozimi I pare:

1. Të kompensohen pagat e punonjësve dhe të përjashtohen nga të gjitha detyrimet fiskale deri në kthimin në normalitet, per të gjitha:

a. Sipërmarrjet e sektorit të transportit të udhëtarëve urban, ndërurban dhe ndërkombëtare.

b. Sipërmarrjet e sektorit të hoteleri turizmit dhe agjensitë e rrugëtimit.

c. Sipërmarrjet e biznesit të vogël dhe të mesëm që janë të mbyllura si pasojë e masave shtrënguese.

Pak fjale per piken 1: “te kompensohen”, Si? Sa? Ka ndonje ide biznesi t’ia sugjeroje Qeverise? HIÇ!

E dyta, “te gjitha detyrimet fiskale” (?!) deri ne kthimin ne normalitet! A ka ndonje shtet apo qeveri qe e ka bere kete deri sot? HIÇ!

Çudia eshte se kete pike te pare e vijojne me transportin, sektorin qe e ka subvencionuar dhe e subvencionon qeveria! Me çmimin e biletave! Bah! Keta te paret!? Pastaj hoteleri-turizmi! Po pse keshtu?

Po nuk mbaron ketu! UNION-I kerkon ende te hiqen detyrimet per “biznesin e vogel”?

Po biznesi I vogel sakaq u financua me 5,75 miliarde leke dhe kjo pakete eshte publikuar edhe ne Aktin Normativ te Qeverise!?!!

Te pika 2, UNIONI “fluturon” fare!

Ja cfare shkruhet: Te falen “Detyrimet fiskale (tatim fitimi, tvsh, sigurimet shoqërore, tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi në burim) për të gjitha sipërmarrjet që të ardhurat e muajt mars 2020 janë 20% më pak se mesatarja e muajt shkurt dhe janar 2020”.

Po pse 20%? Po sa? Po 30 %! Po pse 30 %? Loje kungulleshkash! Po ata qe nuk kane fare te ardhura se kane mbyllur ndermarrjet se nuk kane punetore,  se iu jane nderprere kontratat nga partneret e huaj! Apo keta nuk ka gje!? Le t’I paguajne te gjitha detyrimet e mesiperme!

Çudia vjen te pika tjeter: “Të aplikohet 20% ulje të çmimit për furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të gjitha sipermarrjet në sektorin e prodhimit”!

Po ne kompanite e sherbimit, te telekomunikacionit (posta, telefonia), po te rieksportit, po te bujqesise dhe agroperpunimit!? Apo vetem keta te “prodhimit” jane te “nenes”! Te tjeret jane te “njerkes”!?

Nuk po flas pastaj per pensionet, se nga do t’I gjejne pensionet keta “te prodhimit” per punonjesit e tyre, qe nuk iu paguhen sigurimet shoqerore?!

UNIONI kerkon edhe qe “Subvencion i 50 % të vlerës së qirasë për të gjitha sipërmarrjet e pezulluara nga masat shtrënguese për muajt mars dhe prill.”

Po, mire, me qira nuk jane vetem keta qe jane mbyllur, jane edhe ca qe punojne! Punojne nen kapacitet dhe me produktivitet te ulet se iu mungojne punetoret! Keta ku futen?

Tani, me kete kerkesen me poshte UNIONI me 22 firma, te ben te gajasesh! Ja lexojeni:

“Për automjetet e transportit te pasagjereve të shtyhet vlefshmëria e siguracionit dhe taksave për një periudhë të barabartë me kohëzgjatjen e pezullimit të veprimtarisë, por jo me pak se 3 muaj”!

Transporti urban nuk punon, se e kane ndaluar me akt normativ! Transporti interurban nuk punon se e kane ndaluar me akt normativ se infekton udhetaret qe nuk mund te qendrojne 1.5 meter larg! Cili transport do pezullim te siguracioneve!? Sikur paguhen nje here ne vit, jo çdo muaj! Apo e kam gabim?

Xhevahir tjeter I UNIONI-t?

“Të shtyhen për një periudhe 3 mujore vlefshmëritë e të gjitha autorizimeve apo liçensave që sipërmarrja private posedon në ushtrimin e aktivitetit”. Po pse kujt I mbaroi licensa dhe autorizimi! Dhe pse duhet te shtyhet tre muaj! Merret online tani nga QKB dhe e-Albania!? Apo e kam kuptuar gabim?

Doni më propozime nga “biznesi”?

 “Garancia sovrane e vënë në dispozicion të sipërmarrjes private duhet të jetë e pa limituar dhe të përmbushë të gjitha kërkesat e sipërmarrjes private që kanë një rënie të të ardhurave në muajin mars 2020 më shumë se 20% e mesatares së muajt janar dhe shkurt 2020, përfshirë edhe sipërmarrjet bujqësore, blegtorale dhe peshkimi”! Me tej: Garancia Sovrane te ofrohet

“a. Me një tarifë interesi jo më shumë se 0,2%.

b. Shlyerja e kësaj kredie të fillohet në janar të vitit 2021, gjithmonë nëse jemi në fazën e kthimit në normalitet.”

c. Kësti i shlyerjes mujore nuk duhet të jetë më shumë se 20% e fitimit mujor të realizuar nga kompania kredimarrëse”!”!?

UNIONI I kishte derguar qeverise edhe “argumenta” lidhur me kerkesat e tij, ku permendtte sidomos pervojen e Maqedonise se Veriut dhe te Republikes se Kosoves! Nuk eshte keq t’iu referohesh pervojave! Po nese keto qe shkrova me siper, I gjeni ne ndonje nga paketat e dy shteteve fqinj, do te dal te kerkoj ndjese publike per UNION-in dhe te gjithe ata te UNIONI-te qe firmosen kete leter, me te dobten dhe me joprofesionalen qe kam pare ne 40 vjet qe shkruaj e komentoj!

Nuk eshte ky biznesi shqiptar!

Nuk duhet te jene keta qe perfaqesojne biznesin shqiptar! Biznesi shqiptar eshte I maturuar dhe bashkekohor! Biznesi shqiptar nuk I bie “ bolorise”, siç e thote gjirokastritçe Arben Ahmetaj, qe sot udheheq grupin e punes per te pergatitur paketa reale, te besueshme dhe te realizueshme per te mbeshtetur sipermarrjet qe jane serioze dhe nuk mund te jene si I permenda me siper keto paketa, nese shkruhen sikunder jane shkruar! Ja pse nuk ka ende mbeshtetje reale dhe te domosdoshme per biznesin e ndershem, se nuk ka perfaqesues dinjitoze dhe organizata dinjitoze te biznesit! Demi eshte i biznesit, qari eshte i Qeverise! E kam thene? Ah po, e thashe ne 2013! Iken 7 vjet!

Mire presim! Edhe qeveria pret… duke mos bere gje!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?