Biznesi fason në vështirësi: Kemi porosi vetëm për materiale anti-COVID, shteti të na japë grante

26 Shtator 2020, 14:14| Përditesimi: 26 Shtator 2020, 14:32

  • Share

TIRANË- Instituti i Statistikave njoftoi për një rritje të eksporteve të tekstileve dhe këpucëve, por përfaqësuesit e Fasonëve thonë se të vetme porosi janë ato për veshje anti-COVID.

“Kemi një rritje të eksporteve me 5% për muajin gusht por kjo periudhë përkon me mbylljen e koleksionit dimër 2020. Me mbylljen e këtij koleksioni biznesi fason do të jetë në vështirësi të madhe pasi të gjitha kontratat për pranverë-verë 2021 janë pothuajse të pezulluara”, pohon Zekja.

“Të vetmet kërkesa që na vijnë janë për materiale njëpërdorimshme dhe materiale mbrojtëse anti-COVID-19”,deklaron Prençe.

Pezullimi i kontratave të lidhura dhe rënia e aktivitetit të industrisë së modës në Itali, po ekspozon ndaj rrezikut të falimentit biznesin fason në vend. Si një nga aktivitet më të prekura nga pandemia COVID-19, kërkon mbështetje financiare nga shteti për shkak të mungesës së likuiditetit.

“Jemi në një bllokim total, jemi në një kaos total pasi nuk janë idetë e qarta nga klientët tanë jashtë kufijve dhe kjo çon në një luhatje për të ardhmen. Duke pasur mungesë likuiditeti për ne është shumë e vështirë edhe qasja për kredi në banka”, thotë kreu i ProEksport Albania.

“Shoqatat homologe në Itali parashikojnë që atje të ketë një rënie të industrisë së modës me 45%, e gjithë kjo krizë do të reflektohet edhe tek biznesi shqiptar. Kërkojmë ndihmë emergjente nga ana e qeverisë me anë të granteve, kredive të buta apo edhe kredive sovrane siç ishte e para që rezultoi më efikase për biznesin fason”, shprehet sipërmarrësi i kësaj industrie Florian Zekja.

Ndërkohë përfaqësuesit e fasonerive nuk shohin mbështetje as tek heqja e tatim fitimit dhe i TVSH-së, pasi nuk i përkasin biznesit të vogël.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulushi: 26/09/2020 15:09

    cfar grandesh kerkojn kta qe shfrytezojn ne maksimun grat ju japin nje rrog 200 mi lek dhe i mbajn 16 ore ne pune

    Përgjigju
    • biznesmen: 26/09/2020 15:41

      po mbylle or derman po qe se nuk te del hesapi. thjesht kapitalizem. do paret e taxave tashti?! vec me qene idiot shteti (dhe ben vaki dhe kjo) e tu lyeje roten juve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?