Kronikë
Top 24

Taksat, dëmshpërblimet dhe mbyllja e thertores/ Biznesi, fermerët dhe blegtorët protestë në Dibër

21 Prill 2018, 11:19| Përditesimi: 21 Prill 2018, 15:14

  • Share

Biznesmenë, fermerë dhe blegtorë protestuan sot përpara Prefekturës së Dibrës. Biznesi i vogël është ngritur në protestë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Protestuesit u mblodhën para drejtorisë së Tatimeve. Me pankarta në duar ata i bënë thirrje qeverisë të tërheqë vendimin për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël, pasi po i dërgon drejt falimentimit.

Ne nuk jemi kundër taksave sepse shteti me taksa mbahet, por një taksë fikse vjetore do të ishte më mirë për biznesin e vogël. Biznesi i vogël po mban mbi supe gjithë hallet e popullit

 Qytetar në protestë

Qytetarët që vit pas viti janë varfëruar, enden rrugëve për të gjetur punë dhe pastaj kthehen e blejnë me borxhe tek bizneset e vogla, këtë mezi po e përballojmë, ndërsa shteti po na detyron të paguajmë edhe ekonomist dhe të bëjmë bilance.

Qytetar në protestë

Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara dhe bletët e ngordhura nga hashashi.  Një tjetër shqetësim për dibranët është edhe mbyllja e thertoreve e cila i degdis të therin bagëtitë sa në Lezhë dhe në Tiranë.

Edhe pse bagëtitë janë të matrikulluara dhe të kontrolluara nga shërbimi veterinar i zonës, fermerët thonë duhet që t’i transportojnë kafshët drejt qytetit të Lezhës për t’i therur. Në mbështetje të protestuesve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?