Ekonomi

Biznesi i vogël takim me PD: Duam ndihmë për çmimet, qeveria nuk akordon në paketën e re fiskale asnjë ndihmë!

7 Nëntor 2021, 14:53| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 15:12

  • Share

Biznesi i vogël kërkon ndihmë nga shteti për të kapërcyer pasojat e pandemisë. Në një takim me deputetët e PD përfaqësues të shoqatës së biznesit të vogël janë shprehur se duhet të ndihmohen për të përballuar rritjen e çmimeve dhe të mbështeten për të marrë kredi. 

"Po shohim rritje çmimi galopante në çdo drejtim, karburanti sot ka më të lartin, jemi vendi i tretë në botë që kemi çmimin më të lartë për karburantin dhe kjo po çon në falimentim."-tha një përfaqësues i Biznesit të Vogël.

"Kemi kërkuar siç e përmenda në komision, për një marrëveshje midis qeverisë dhe bankave të nivelit të dytë e të parë, për kreditim, biznesi i vogël e i mesëm e ka emergjente kreditimin. Në gjendjen aktuale e ka të pamundur të rimarri veten. Rënia e fuqisë blerëse ka vajtur 20-30%."-tha një tjetër përfaqësues i Biznesit të Vogël.

Kryetari i Shoqatës Albert Nasto ka pasur kritika edhe për buxhetin vitit 2022 , pasi sipas tij nuk i vjen në ndihmë biznesit të vogël.

"Qeveria nuk akordon në paketën e re fiskale të 2022, asnjë ndihmë për biznesin"-tha Nasto.

Tjetër shqetësim i ngritur në takim ka qenë edhe fiskalizimi, ku përfaqësuesit e biznesit përsëritën thirrjen e tyre për të shtyrë përkohësisht procesin pasi sipas tyre ka kosto dhe kërkuan të thjeshtohet më shumë sistemi që të kuptohet nga të gjithë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?