Biznesi ‘lëkundje’ nga koronavirus! Altin Prenga: Të detyruar të bëjmë shkurtime, prodhimi vendas po na ndihmon

24 Prill 2020, 12:29| Përditesimi: 24 Prill 2020, 14:14

  • Share

Në një kohë kur ende nuk dihet sesa do të zgjasë situata e krijuar nga koronavirus, e kur një pjesë e bizneseve vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, bizneset duket se kanë vazhduar të ndjejnë efekte të dukshme në përballimin e situatës.

Altin Prenga, pronar i një hoteli dhe restoranti në zonën e Fishtës në Lezhë thotë në një lidhje në emisionin "Rreze Dielli" se ndonëse 90% e aktivitetit të tij është pezulluar si pasojë e koronavirus, ai ka mbajtur në punë me paga modeste 70 punonjësit, me të ardhura që vijnë nga prodhimi I produkteve bujqësore e blektoriale që më parë përdoreshin në funsion të restorantit. Megjithatë, Prenga nuk është aspak optimist. Ai thotë se shpejt do të jetë I detyruar të bëjë shkurtime të më shumë se gjysmës së stafit, pasi hapja vetëm e hotelit dhe jo restorantit, në këtë zonë  është e kotë.

90% e punës sonë është pezulluar, hoteli dhe restoranti. Pavarësisht se qeveria tha që hotelet mund të happen, por nuk mund të hapet hoteli pa restorantin, nëse hapet restoranti hapet dhe kuzhina, por nuk duam të krijojmë vatra rreziku. Puna po vazhdon me pjesën jashtë, bujqësia, ishim me fat që kishim shumë produkte të magazinuara, kishim produkte të ndryshme që po na japing mundësinë të shesim, që na ka krijuar mundësinë të mbajmë në punë rreth 70 persona. Por nuk mund ti mbajmë më shumë se kaq. Mund të mbajmë rreth 20 vetë në punë, sepse kemi prodhim, kemi fermën, por nuk mund ti mbajmë të gjithë në punë”. shprehet Prenga. 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?