Ekonomi

6 sektorë vuajnë për punonjës, ekspertët: Bizneset të rrisin standardin e pagave! Qytetarët: Nuk vlerësohemi për punën që bëjmë

13 Gusht 2021, 16:22| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 16:42

  • Share

Mungesa e punonjësve në tregun e punës, mund të cojë deri tek reduktimi i shërbimeve.  Pas fasonerisë, sektorit prodhues dhe bujqësisë mungesë për punonjës ka edhe në transport, turizëm e ndërtim.

Dashnor Memaj përfaqësues i shoqatës së transportit publik thotë se mungojnë 1 mijë punonjës dhe nëse situata vijon do ketë shkurtime linjash.

“E them me bindje të plotë se tregu ka nevojë për mbi 1 mijë punonjës profesionistë dhe fatorino. Nëse situata do vijojë kështu do të detyrohen edhe administratorët të marrin punonjës që nuk janë për të ofruar shërbimin”, pohon Dashnor Memaj nga transporti publik.

Edhe turizmi është në të njëjtën gjendje.

“E vuajmë shumë mungesën e punonjësve pasi është vështirë të gjesh punonjës tamam pasi pjesa më e madhe vijnë dhe largohen për shkak të pagave të ulta. Ka pasur shkurtime si pasojë e pandemisë dhe tani është vështirë të gjesh profesionistë. Janë larguar në kompani të tjera sepse ju kanë dhënë më shumë lekë”, tha Jeta Hoxha operatore turistike.

Ndërtimi, i cili po përjeton një bum të madh që prej 2019, po ashtu ka vështirësi me punonjësit për shkak të kantiereve të shumta të hapura në të gjithë vendin, thotë shoqata e ndërtuesve.

Shkaqet pse në treg ka mungesë punëtorësh janë të shumta, por pagat e ulta janë në krye të listës, dhe pyetja që ngrihet nga ekspertët është ‘Kërkohen skllevër apo punonjës’?

“A ka qenë normale dhe a është normale që një person i cili nuk ka asnjë lloj etike apo imazhi të marrë e të punësoj njerëz? Ti marri, ti punësoj, të mos ju paguaj sigurimet shoqërore, të gjitha këto fenomene që kanë ndodhur në këto 30 kanë qenë jo normale”, pohon eksperti i çështjeve të punësimit Erald Pashaj.

“Arsyetimi i punëmarrësve që kërkojnë fuqi punëtore sipas vlerësimit tim bazohet në nivelin aktual apo të trashëguar të 10 viteve të pagave. Por po citoj thënien e  një presidenti amerikan që kur ju ankuan sipërmarrësit se s’kishin punonjës, ju tha paguani më shumë”, pohon eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

Edhe vetë këto biznese e pranojnë që pagat janë të ulta dhe ndikojnë në largimin e qytetarëve nga puna dhe nga vendi, por sipas tyre rrogat lidhen me standardin e jetesës në Shqipëri dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Në shumë subjekte të transportit fatorinot marrin deri në 60 mijë lekë, pra nga 40-60 mijë lekë. Ndërsa për shoferët pagat janë nga 70-90 mijë lekë në muaj që do të thotë se është një pagë e kënaqshme”, pohon Memaj.

Në të njëjtin nivel pagash është edhe gjendja në sektorin e turizmit.

“Pagat janë të ndryshme, paga minimale e një fillestari është deri 30 mijë lekë, ka edhe paga 50 mijë lekë apo deri tek 70 mijë lekë më shumë nuk shkojnë”, pohon operatorja turistike. 

Vetë qytetarët thonë se nuk vlerësohen për punën që bëjnë.

Gazetarja: A jeni të kënaqur me nivelin e pagave?

Qytetari: Me thënë të drejtën nuk jam i kënaqur. Nuk vlerësohemi për punën që bëjmë.

Qytetari: Nuk vlerësohemi dhe paga nuk del për të përballuar çmimet. Unë punoj prej 15 vitesh në ndërtim në Tiranë, marr 15 mijë lekë në muaj.

Qytetari: Nuk ka punë, nuk duam të punoj në punë të zezë sepse nuk paguajnë. Kam marrë 6-7 mijë lekë të vjetra në ditë.

Mimimalisht vendit i duhen 50 mijë punonjës pasi sipas të dhënave të Agjencisë kombëtare të punësimit, mbi 46 mijë sipërmarrje po kërkojnë punëtor. Ndërkohë bazuar në të dhënat zyrtare të INSTAT 720 mijë të punësuar në vend paguhen deri në 50 mijë lekë në muaj, dhe pjesa më e madhe marrin pagë minimale.

Komento

Komente

  • Urimi: 13/08/2021 18:26

    Nuk jane vetem pagat e uleta poredhe siguria ne pune,shfrytezimi pa limit i punonjesve,kushtet mizerje te punes,komunikimi kafsheror nga pronaret apo eproret,etj etj si keto. Duan punetore si skllever keta palo biznesmenet tane.Pastaj kalojme edhe tek punonjesit qe ka shume qe bejne sikur punojne apo bejne hile te tjera pa fund. Dmth eshte nje marredhenie dypaleshe jofunksionale ne keto sektore

    Përgjigju
  • Jon: 13/08/2021 16:19

    E para pagat janë minimale, e dyta pronarët e bizneseve nuk paguajnë detyrimet ndaj shtetit dhe të punësuarve siç janë sigurimet shoqërore. Mosinformimi ka arritur kulmin dhe për pasojë shteti pak a shumë nuk ka informacion. Për mendimin tim duhen shkolla ose kurse profesionale për rritjen cilësore të vendeve të punës dhe njëkohësisht të pagave. Të shohim qeverinë e re dhe objektivat e saj. Mirë do ishte që të kishim dhe një opozitë serioze kësaj radhe që të pozicionohet tek ekonomia dhe jo tek ruajtja e gjësë së vjedhur. Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre qeveritë kanë probleme

    Përgjigju
  • drilon: 13/08/2021 15:48

    Eshte skandaloze, praldal largohen te rinjte nga vendi se pagat jane shum te ulta....

    Përgjigju
  • Lui: 13/08/2021 15:47

    Ketu nuk ka biznesmene. Ketu ka skllavopronare. Dhe fatkeqesisht kjo nuk ka per te ndryshuar dhe per nja dy dekadat e ardhshme. Kjo eshte arsyeja kryesore qe ikin te rinjte dhe jo vetem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?