Kronikë

Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK, iu komunikua akuza e korrupsionit aktiv (VIDEO)

23 Korrik, 13:36| Përditesimi: 23 Korrik, 14:05

  • Share

Biznesmeni Gentian Sula u paraqit në Prokurorinë e Posaçme sot pas mesdite.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton se biznesmenit Sula iu komunikua akuza e korrupsionit aktiv.

Kujtojmë se Gentian Sula është pjesë e dosjes së Erion Veliajt.

Biznesmeni Gentian Sula po hetohet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka marrë të pandehur më herët gjatë ditës së sotme edhe Ajola Xoxën, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmenin Mirton Lika.

 


Lajmi kryesor:

SPAK i komunikon akuzat Veliajt dhe Xoxës! Të pandehur edhe deputetja Klotilda Bushka (pengoi hetimet), 2 biznesmenë e 1 polic


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?