TIRANE- Sot në SPAK është paraqitur e ëma e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa. Ndërkohë më herët u paraqit në SPAK edhe biznesmeni Gentian Sula.
Biznesmeni tjetër në dosjen “Veliaj” , Sokol Kryeziu ka njoftuar se të hënën (24 shkurt) do të paraqitet në SPAK, pasi në kohën kur i'u vendos masa “detyrim paraqitje” ndodhej jashtë vendit. Kryeziu akuzohet se ka përfituar disa procedura tenderimi ndërsa vite më parë ka qenë punëtor i ndërmarrjes së pastrimit në kryeqytet
Më 12 shkurt 2025, GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Masat janë caktuar për të njëjtën çështje për të cilët u arrestua kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Dyshohet se biznesmenët kanë marrë tenderë të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
Komente
