Biznesmeni Gjergj Luca dhe Altin Prenga i ‘Mrizit të Zanave’ janë bërë bashkë për të promovuar verën shqiptare.
Teksa ndodheshin në ambientet e resorantit të biznesmenit Luca, ky i fundit përmes një video në rrjetet sociale, thotë se pavarësisht sfidave, ata kanë zgjedhur që të qëndrojnë çdo ditë në Shqipëri duke besuar se puna është formula e vërtetë e zhvillimit.
‘Kur bëhen bashkë Altini i Mrizit të Zanave me Gjergjin e Rozafës kuptohet qartë çfarë energjie e çfarë dashurie i japin këtij vendi. Ne do të mbetemi çdo ditë në Shqipëri si kokëfortë optimistë se puna dhe e vërteta janë formula sekrete e zhvillimit. Gëzuar me një gotë verë nga Altini dhe me një përqafim nga Gjergji’, shkruan ai.
Ata janë zhvendosur më pas në ambientet brenda restorantit, ku për klientët e pranishëm është ofruar edhe një shishe verë falas.
‘A e njihni këtë ky është kryeoligarku i Shqipërisë, Altini bosi i ‘Mrizit të Zanave, ky investon në traditë dhe ka çfarë i lë trashëgimi Shqipërisë, ndërsa bosët e mëdhenj si unë vetëm vënë tuilla dhe numërojnë lekët. Altini ka ardhur që të promovojmë verën shqiptare, verën që e prodhon tek ‘Mrizi i Zanave.
Altini më ka ardhur sot për vizitë tek unë, është burri që lufton për t’i lënë diçka Shqipërisë sonë, ne duam që tu ofrojmë verat që Altini bënë tek Mrizi i Zanave, janë vera që kanë fituar edhe çmime ndërkombëtare. Çdo tavoline ne duam që ti dhurojmë një shishe verë ose të bardhë ose të kuqe, si ta doni ju’, tha Luca.
Nga ana tjetër, biznesmeni Altin Prenga ka vlerësuar punën dhe produktet e prodhuara nga biznesmeti Gjergj Luca.
‘Të vlerësoj për atë që bënë produkti jotë është spektakolar, të vlerësojë shumë’, tha Altini.
Komente
