Nard Polia

Kronikë

Biznesmeni që u vra dje në Shkodër është vëllai i ish-banorit të Big Brother

21 Mars 2019, 18:43| Përditesimi: 21 Mars 2019, 18:57

  • Share

Ferdinand Polia, pronari bujtinës Polia i cili u vra ditën e djeshme në fshatin Grudë të Shkodrës është vëllai i ish-banorit të Bib Brother, Pavlin Polia.

Të dy vëllezërit kishin në pronësi bujtinën në fshatin Turistik të Thethit.

Pavlin Polia u bë i njohur në vitin 2009 pas pjesëmarrjes në ediionin e dytë të Reality Show, Big Brother

Pavlin Polia

24 orë nga vrasja e biznesmenit Ferdinand Polia në Shkodër, policia nuk ka ende një emër të autorit.

Por duket se e kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 35-vjeçarit.

Nga një hulumtim i kryer në mediat italiane, Polia rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në vendin fqinj, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?