Emror Kasaj

Biznesmeni Shkëlqim Fusha i dha 140 mijë euro hetuesit Emror Kasaj që e kishte marrë në pyetje për një dosje, rrëfimi befasues i prokurorit para Vetingut 

18 Mars 2022, 14:20| Përditesimi: 18 Mars 2022, 14:22

  • Share

Në përpjekje për të justifikuar pasuritë e paluajtshme para Komisionit të Vetingut, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj ka komprometuar pozitat e tij si magjistrat dhe biznesmenin Shkëlqim Fusha, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave publike. Për të shlyer detyrimin e blerjes së një prone me sipërfaqe 1000 metra katrorë në Yzberisht me vlerë 300 mijë euro, prokurori rrëfeu se kishte marrë një hua 140 mijë euro nga biznesmeni i ndërtimit Shkëlqim Fusha. Edhe pse Emror Kasaj nuk kishte dokumentacion për të vërtetuar këtë hua nga Fusha, Komisioni i Vetingut ngriti dyshime të forta për konflikti interesi apo sjellje të papajtueshme me detyrën nga Kasaj.

Kur Kasaj pretendon se ka marrë borxhin nga Shkëlqim Fusha, ai ushtronte funksionin e oficerit të policisë gjyqësore në Tiranë. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Emror Kasaj kishte hetuar një çështje penale, ku mes të pyeturve kishte qenë edhe Shkëlqim Fusha. Nuk ka ende detaje mbi këtë dosje dhe rolin e biznesmenit të ndërtimit, por me sa duket raporti nga hetues/dëshmitar është kthyer në një raport interesi. 

Prokurori Emror Kasaj, i cili me rrëfimin e tij habiti të pranishmit, këmbënguli se paratë i kishte marrë nga Fusha, duke dhënë edhe detaje. Kasaj tha se një pjesë e parave, 90 mijë euro, ai i kishte marr cash te ish hotel Sheratoni nga biznesmeni Fusha, ndërsa pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh në një moment të dytë. Prokurori Kasaj u shpreh gjithashtu se paratë ia kishte dhënë Fusha në mirëbesim dhe pa nënshkruar një kontratë noteriale, çka tregon edhe për një miqësi mes tyre. 

Gjatë verifikimit të pasurisë të prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj, Komisioni i Vetingut ka konstatuar probleme serioze, një lëmsh borxhesh, transaksionesh të pretenduara të paqarta, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare. Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktarin dhe r Olsi Komicin kanë përfunduar hetimin për prokurorin Kasaj vetëm për kriterin e pasurisë, duke e konsideruar si të mjaftueshëm për të vendosur për fatin e prokurorit. Vendimi për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të prokurorit Kasaj do të merret në 25 mars 2022. 

Kasaj: S’ka problem edhe nëse shkarkohem 

Përballja e prokurorit Emëror Kasaj me Vetingun ishte sa e pazakontë për të pranishmit, aq edhe emocionale për prokurorin. Kasaj tha se nuk kishte ndonjë dëshirë të madhe për punë dhe se nuk e kishte problem edhe nëse shkarkohej. “Nuk kam ndonjë dëshirë të madhe për këtë punë. Nuk është se kam dashur të jem prokuror. Nuk kam frikë nga jeta”, tha Kasaj, i cili ka të kuptohej se sikur e kishin detyruar të ushtronte funksionin e prokurorit. 

Lirimi i Mihasit që u vra në Astir 

Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë. Mihasi ishte arrestuar në 22 janar 2019, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës, duke i dhunuar rëndë dy prindërit e tij. Pas lirimit në 2019, në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, kërkesë e cila u refuzuar nga gjykata, e cila urdhëroi thellimin e hetimeve.

Në tetor të vitit 2021, Prokurori Emror Kasaj arrestoi dhe më pas mbylli në një konvikt një kryefamiljar italian në Gjirokastër, pasi sipas tij kishte marrë një rulo me qera dhe kërkonte që ta shiste në Shqipëri. Katër fëmijë të mitur dhe bashkëshortja e italianit qëndruan më shumë se sa një muaj në rrugët e Gjirokastrës. Gjykata e Apelit e gjeti të pabazë arrestimin dhe i hoqi masën e arrestit shtëpiak shtetasit italian.

Arrogancë 

Emror Kasaj është i njohur edhe për një qëndrim sfidues dhe arrogant ndaj gazetarëve, kur e pyetën nëse ishte shkelje etike që lëvizje në makinë bashkë me gjyqtaren Suela Dashi, e cila pasi zbriste nga makina me prokurorin, shqyrtonte kërkesa e tij në sallën e gjyqit. Kur gazetarët e kanë pyetur se pse nuk kishte hetuar një anëtar të një grupi droge, prokurori Kasaj është shprehur me ironi se nuk kishte marrë 10 mijë euro, por 150 mijë euro.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur Malaj: 19/03/2022 12:00

    Surrat i ndyr ky.fytyr e keqe isha dhe un gjyqtar po leket i kerkoja me stil vilen te oborri shkolles halim Xhelo ne Vlore mezi e bera ne 1 muaj se 1 milion dollar vajti

    Përgjigju
  • Tosi: 18/03/2022 20:51

    Socialistin e vogel Emeror nuk ka ca i beje vetringu. Si Llalla qe ble dy dynym toke. Por me suport me te madh nga financuesit e rilindjes. Arroganca e tij dhe te ngjashme nuk buron thjesht nga korrupsioni por antaresia dhe besnikeria ndaj Partise.

    Përgjigju
    • den: 19/03/2022 08:07

      Kasaj nuk eshte i rilindjes por i viçidolit,ka punuar me prokurorin gentian osmani tropojan qe u shkarkua nga vetingu Ky kasaj e kerkonte ryshfetin pa pike turpi dhe per vete dhe per gentianin

  • Emerori: 18/03/2022 19:09

    Ne kete vend ka shume si ky, vetem se ky kishte guximin ta pranonte ne kamera qe merrte rryshfet.

    Përgjigju
  • Dhjetoristi: 18/03/2022 15:52

    Drejtësi madein Sali,varianti kursi i plepave Durrës,tip Gjin Gjoni alla Babale fatkeqsia më e madhe e këtij kombi që vetë baca Sali e mbolli,rriti,kultivoi me të vetmin qëllim Shqipëria anarshi dhe për populli s'ka dhe s'mund të ketë drejtësi pasi ajo duhet vetëm me mbrojt bacën Sali e soji sorollopin e tij që ata të munden që këtij populli me ja q.. n.. pasi baca është dhënderr në Sërbi e ka për mision emrin Shqipëri nga harta me e fshi dhe ditë natë mendon për Sërbi bashkë me suitën e plepave të tij që popullit ja shiti për drejtësi.rroftë babale drejtësia që të bëj qef salëria këtë mision ka Shqup -ëria.

    Përgjigju
  • Mondi: 18/03/2022 14:49

    Ska asgje per tu habitur .si ky prokuror injorant qe eshte fytyra e shtetit qe e ka rekrutuar jane me shume se trecereku i prokuroreve shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?