Biznesmeni shqiptar rrëfen si e fitoi luftën me COVID-in: Tre gjëra me rëndësi, kurohuni në shtëpi dhe një këshillë për shkollat

30 Gusht 2020, 16:42| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 16:48

  • Share

TIRANE-Biznesmeni Avni Ponari, një emër i njohur për publikun shqiptar ka rrëfyer eksperiencën e tij në luftën me COVID-in dhe si arriti që ta fitonte, ndërsa ka edhe disa këshilla për qytetarët dhe institucionet.

Në një postim ne rrjetet sociale, Ponari tregon se virusin e rrezikshëm e mposhti duke përdorur një anti-viral që ul fuqinë e COVID-it deri në 40% ndërsa përveç vitaminave nuk ka asnjë kurë tjetër.

Ai rekomandon që të mos bëhet skaneri. Sipas tij tre gjëra duhet që që të jenë në vëmendje, matja e oksigjenit në gjak, temperatura dhe përdorimi i holluesit në gjak. Sëmundja sipas tij më mirë mund të mjekohet në shtëpi.

Një këshillë për institucionet ai e kishte edhe për shkollat. Sipas tij, hapja e shkollave do të çojë infeksionin deri 60% të popullsisë pasi fëmijët janë të mbrojtur por do sjellin virusin në shtëpi tek prindërit e tyre.

"Po ju shkruaj jo si mjek miqte e mi por si njeri nga milona qe kemi kaluar Covid-19.Nje virus shume i rrezikshem dhe i pa njohur per te gjithe perfshire dhe mjeket.Mora shkas nga nje miku im i cili sapo kishte bere scanerin e dyte,me erdhi keq per te por kte gabim e bera dhe une,skaneri nuk sheron dhe nuk ndihmon mjekun ne sherimin nga Covid-19.

Ne Spitalin Austriak nuk me pyeten as me bene scaner madje kur ua dhashe te regjistruar nuk ma pane fare.

Dhjete dite ne sitalin e Vjenes pervec nje ilaci anti viral qe ul fuqine e virusit sipas eksperiences tyre 30 deri 40 %,nuk kishte asgje tjeter pervec vitaminave.

Diten e pare me pyeten ne se kisha telefon dhe karikues me vete dhe ne se nuk kisha do ma jepnin.Mjeket dhe personeli hynin ne dhomen time me nje pale veshje mbi veshjen anti covid dhe i linin ne dhomen time per tu veshur ne koridor per te hyre ne dhomen tjeter pasi dezinfektonin duart.Pra skishte asnje mundsi shkembimi virusi nga njeri pacient te tjetri.

Tre gjera jane te rendesishme per te gjithe por ne vecanti per ato mbi 40 vjec.Matja e oksigjenit ne gjak sa me shpesh qe nuk eshte mire te kaloj poshte 90, ruajtja e temperatures konstante dhe themelore qe nuk duhet nenvleresuar eshte perdorimi i holluesit ne gjak deri sa te kalojne 14 dite dhe fillon levizja e zakonshme. Pas dites 14 fillon mjekimi per disa dite me antibiotik dhe ilace te tjera qe rekomandon mjeku pas nje analize gjaku komplet.

Prandaj cmimi per nje skaner eshte bere 50 mije leke gati trefish dhe me e keqja eshte demi rrezatues qe skaneri shkakton.

Kjo semundje mjekohet me mire ne shtepi dhe mos degjoni as ato qe thone se eshte nje grip i zakonshem as ato qe thone se nuk eshte asgje dhe tua heqin vemendjen nga kujdesi.Per mua hapja e shkollave do coje infeksionin deri 60 % te popullsise pasi femijet jane te mbrojtur por do sjellin virusin neper dhtepi tek prindrit e tyre.

Ju thash sjam mjek por ju dhash eksperiencen time qe ishte jo e kendshme" shkruan ai.

Komento

Komente

  • niku: 31/08/2020 16:13

    Ate telefonin ta jepnin se paguanin shoqerite e sigurimeve. ketu ne Shqiperi keto shoqeri te vjedhin, paguan dhe nuk te paguajne mbrapsh

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 30/08/2020 22:47

    Do ishte me mire te ja tregoje Rames eksperiencen tende dhe Ogertes. Ta degjojne dhe te marrin masa. Urime qe e paske kaluar . Pershendetje nga nje shqiptar ne Los Angeles dhe bashkejemi takuar e bisedu ne aeroportin e Parisit.

    Përgjigju
  • Alb: 30/08/2020 18:13

    Shume keshille me viere nga biznesmeni I njohur....kurohuni ne shtepi por vete u kurua ne spitalin e Vjenes nen mbikqyrjen e mjekeve.... ka dikush ndonje keshille tjeter????

    Përgjigju
    • ******: 30/08/2020 20:19

      Mos e keqkuptoni, se Vienen e ka si shtepine e tij, prandaj edhe thote u kurova ne shtepi.

  • Qifi: 30/08/2020 17:12

    Te marrte Noshi me vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?