Bjellorusi, 84 vjeçari në krye të protestave për zgjedhje të lira/ Jam krenar që fëmijët e nipat e mi janë pjesë e protestave (VIDEO)

27 Tetor 2020, 18:08| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 18:26

  • Share

" Jetë të gjatë për Bjellorusinë. Jetë të gjatë për Bjellorusinë. "

Të rinj dhe të moshuar në rrugicat dikur të heshtura të Minskit brohorasin me krenari në kërkim të lirisë së munguar.

Mes tyre i vendosur të luftojë deri në frymën e fundit është edhe Sergey Valitskiy, 84 vjeçari bjellorus i cili gjatë ditëve të para të protestave u dha ushqime falas të rinjve, ndërsa që prej 9 gushtit ka dalë çdo ditë në protestë. Sergey gjithë jetën ia kushtoi të rinjve, teknologjisë e studimeve, tanimë ai së bashku me familjen e tij janë të vendosur të protesojnë deri në fund.

" Unë jam tejet krenar që fëmijët dhe nipat e mi po marrin pjesë në protesta dhe demostrata, unë i mbështes në këtë gjë dhe do të jem me ta deri në fund,” thotë Sergey.

Teksa nuk nguron ta shfaqë krenarinë për fëmijët tij, ai është i bindur se regjimit të presidentit Lukashenko po i afron fundi.

" Zgjedhjet presidenciale ishin të manipuluara totalisht, është e pamundur të mendosh një procedurë më poshtëruese dhe mosmarrje në konsideratë të mendimit të njerëzve. Kjo nxiti shpërthimin e protestave masive, të cilët kanë pjesëmarrjen e të rinjve dhe të moshuarve, gjyshër dhe gjyshe. Sepse situata ku jemi ne s’durohet dot më", tha profesori. 

Sergey Valitskiy tha se asnjë nuk ka ndërmend të dorëzohet.

"Por ka ende shpresë, sepse njerëzit nuk do të ndalojnë kurrë, ata janë të vendosur  deri në fund, deri në fitore, deri në momentin kur të zhvillohen zgjedhje të drejta dhe të ndershme, të cilat do të jenë dëshmitare e vullnetit të popullit, "shprehet ai. 

Sergey rrëfen se në rininë e tij nuk kishte protestuar dot, sepse asokohe më shumë se liria mbizotëronte varfëria ekstreme e lufta.  Me sytë e mallëngjyer nga pamja e sheshit të Minskut, Sergey ka një thirrje për  të rinjtë.

"Frika e transmetuar brez pas brezi në Bjellorusi, do ta tejkalojë rinia dhe ata do të arrijnë të ngrejnë Republikën e Bjellorusisë, i cili do të bëhet i njohur për të gjithë botën,” thekson me bindje profesori. 

Me rrudhat e fisnikërisë në ballë ai na tregon se mosha nuk është kurrë pengesë për të mbrojtur deri në fundi idealet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • red: 28/10/2020 07:26

    kur do filloj edhe ketu ne shqiperi, ti zhdukim keta plehrat qe kan 30 vjet qe na rrjepin lekuren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?