Bjellorusi/ Blindohet Lukashenko, mbyll kufijtë me Poloninë e Lituaninë, nxjerr ushtrinë përgjatë kufirit me Ukrainën

19 Shtator 2020, 10:26| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 10:41

  • Share

Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko ka thirrur besnikët e tij dhe ka deklaruar se do të mbyllë kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë dhe Lituaninë dhe do të vendosë ushtrinë për të kontrolluar kufirin me Ukrainën.

Pastaj "Cari i Minskut" iu drejtua qytetarëve të tre vendeve fqinje duke thënë se ata duhet të ndalojnë politikanët e tyre budallenj, satelit të SHBA-ve, që kanë ndërmend të fillojnë luftën

"Ndaloni politikanët tuaj budallenj, mos i lini të fillojnë luftën."

Ndërkohë Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, ka deklaruar se Lituania dhe Polonia do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe materiale për bjellorusët që janë plagosur dhe persekutuar gjatë protestave.

I rrethuar nga 40 ditë protesta popullore, Lukashenko po mbyllet në vetvete, duke u izoluar dhe është gjithnjë e më i bindur se revolta kundër tij po pilotohet nga jashtë. Ai dje ka akuzuar SHBA dhe ata që ai i quajti si satelitë, se po përpiqen të organizojnë një revolucion në Bjellorusi kurse po dje Parlameti Europian përmes një resolute u shpreh pro vendosjes së sanksioneve dhe e shpalli jo legjitim presidentin Lukashenko, pasi ai bashkë me 30 zyrtarë të lartë të regjimit maipuluan zgjedhjet e 9 gushtin dhe kanë arrestuar dhe ushtruar dhunë mbi protestuesit opozitarë

Gjithashtu OSBE-ja ka ngritur një grup ekspertësh të pavarur për të hetuar parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet presidenciale

 

Ora 16:36
Bjellorusi/ Mijëra protestues marrshojnë në Minsk, dhjetra të arrestuar

Mijëra protestues, kryesisht gra, janë rikthyer për të marshuar në Bjellorusi, veçanërisht në rrugët e kryeqytetit Minsk.

Sipas rrëfimeve të disa dëshmitarëve, policia ka arrestuar dhjetëra njerëz dhe gjithashtu ka patur edhe përplasje me forcat e rendit të cilët tentuan të bllokonin rrugët.

Si gjithmonë, shoferët i binin borive në shenjë mbështetje me demostruesit që hidhinin parrulla ku kërkohej dorëheqja e presidentit Lukashenko, lënien të lirë të gazetarëve të arrestuar dhe ndaluar si dhe zgjedhje të lira.

Lukashenko sot ka paralajmëruar mbylljen e kufijve me Poloninë dhe Lituaninë dhe deklaroi se përgjatë kufirit me Unkrainën do të vendoste ushtrinë pasi sipas tij, këto vende, satelit të SHBA po kërkojnë të organizaojnë revolucion në Bjellorusi.

Lukashenko dhe zyrtarë të lartë të regjimit akuzohen nga BE-ja se ka manipuluar zgjedhjet e 9 gushtit.

Dje gjithashtu Parlamenti Europian është shprehur pro vendosjes së sanksioneve dhe kanë shpallur jo legjitim Lukashenkon.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?