Bjellorusi/ Media: Kolesnikova është rrëmbyer! Policia deklaron se nuk e ka ndaluar atë

7 Shtator 2020, 13:20| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 13:23

  • Share

Sipas portalit bjellorus Tut.by Maria Kolesnikova, opozitarja që ishte në krye të fushatës elektorale të kandidatit (jo të pranuar) të opozitës Viktor Babariko dhe aleate e ngushtë e Svetlana Tikhanovskaja, dyshohet se është rrëmbyer.

Sipas medias ajo është futur me forcë në një minibus nga njerëz të maskuar e deri tani të paidentifikuar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur afër Muzeut Kombëtar të Artit. Pasi portal Portali Tut.by ka raportuar lajmin, policia e ka mohuar përfshirjen e saj dhe ka deklaruar se nuk e ka ndalua atë

Ndërkohë që prej fillimit të protestave kundër presidentit Lukashenko, I akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit të cilat e riafirkuan atë në post, policia ka arrestuar disa qindra opozitarë dhe kundërshtarë të regjimit.

Sipas të dhënave vetëm të dielën janë ndaluar nga forcat e rendit më shumë se 600 persona

"Telefoni i Kolesnikova është ende në funksion por ajo nuk i përgjigjet telefonit", shkruan Tut.by

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?