Bjellorusi/ Mijëra gra protestojnë kundër presidentit Lukashenko

30 Gusht 2020, 08:55| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 08:58

  • Share

Mijëra gra demonstruan sërish në Bjellorusi kundër kundër Lukashenko-s, presidenti autokrat që ka qeverisur me grusht të hekurt vendin për 26 vjet.

Edhe pse metro-ja  ishte e mbyllur për të shmangur turmat, Sheshi i Pavarësisë në kryeqytetin Minsk ishte 'lyer' në të bardhë dhe të kuq, si flamuri i dikurshëm që tani është bërë simbol i protestës.

Dhe ndërsa pritet zhvillimi i protestës së rradhës duket se bjellorusët, pavarësisht arrestimeve dhe abuzimeve të policisë, janë të vendosur të vazhdojnë manifestimet e nisura tre javë më parë, pas shpalljes së Lukashenko president me rreth 80% të votave në zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat sipas opozitës ishin të manipuluara.

Teksa para disa ditësh policia arrestoi disa gazetarë, dje shumë korrespondentëve ndërkombëtarë iu mohua akreditimi, një mënyrë kjo për të mbajtur larg syve të botës imazhet e protestave.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakort për vendosjen e sanksioneve për 20 zyrtarë bjellorusë, të cilët dyshohen për mashtrim zgjedhor dhe për shtypje të manifestuesve kurse në një moment të dytë do të vendosnin edhe për mundësinë e përfshirjes në këtë listë të presidentit Lukashenko, i cili premtoi se për vendimin e Ministrave të Jashtëm do ketë një reagim të fortë së shpejti

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?