Bjellorusi/ Policia dhunon gratë protestuese në prag të takimit Putin-Lukashenko (VIDEO)

13 Shtator 2020, 13:48| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 14:11

  • Share

Në ditën e 35-të radhazi të protestave, rreth 10,000 gra marshuan në qendër të Minskut, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Lukashenko.

Skenat e dhunës dhe arrestimet janë bërë të zakonshme që prej ditë së zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat konsiderohen të manipuluara.

Teksa Svetlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës e larguar nga vendi prej represionit të ushtruar nga regjimi, protestuesit kërkuan lirimin e është Maria Kolesnikova, një tjetër anëtare e shquar e opozitës, e arrestuar këtë javë nga policia.

Vala e gjatë e protestave në Bjellorusi nuk tregon shenja të zbutjes, përkundrazi po rritet në numër dhe intensitet.
I rrezikuar gjithashtu edhe nga sanksionet e BE-së dhe SHBA-ve, Aleksandër Lukashenko është i detyruar t'i drejtohet aleatit të tij më të rëndësishëm, Rusisë dhe nesër kreu i Kremlinit Vladimir Putin do ta presë atë në qytetin e Soçi-t, në Detin e Zi.

Me miqësinë e konsoliduar, sipas analistëve, Moska nuk i fsheh qëllimet e saj ekspansioniste, veçanërisht ato ekonomike ndaj Bjellorusisë, por Lukashenko mbetet një çështje që për Moskën duhet zgjidhur.

Teksa zgjodhi me kujdes fjalët, ai pranoi këtë javë se ka qënë i ulur në karrigen e presidentit për shumë kohë, por edhe një herë refuzoi të jepte dorëheqjen, sepse - siç tha ai - " njerëzit nuk e kanë zgjedhur për tja lënë dhe pastaj pushtetin të tjerëve ".

Ora 17:51
Pavarësisht kërcënimeve dhe arrestimeve, mijëra bjellorusë protestojnë në Minsk

Dhjetëra-mijëra bjellorusë po protestojnë në rrugët e Minskut dhe në qytete të tjera, teksa protestat e opozitës pothuajse kanë hyrë në javën e pestë. Përmes këtyre protestave, ata po i bëjnë presion presidentit Lukashenko që të organizojë zgjedhje të reja.

Protesta e 13 shtatorit po shihet si një sinjal se aktivistët e opozitës, por edhe qytetarët bjellorusë, nuk do të zmbrapsen, pavarësisht arrestimeve, rrahjeve dhe formave të tjera të kërcënimit që po iu bëjnë forcat e sigurisë së Bjellorusisë.

Duke brohoritur “Rroftë Bjellorusi” dhe “Sasha, je i pushuar nga puna”, protestuesit marshuan në një prej bulevardeve kryesore të kryeqytetit bjellorus, Minsk, duke valëvitur flamurin me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se deri më tani, 6,000 persona janë arrestuar dhe në disa raste janë torturuar nga agjentët e sigurisë.

Në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, Lukashenko fitoi mandatin e pestë me radhë, por kritikët dhe opozita thanë se rezultati zgjedhor u manipulua.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?