Bjellorusia akuzon Perëndimin për nxitje të 'kaosit dhe anarkisë'

27 Shtator 2020, 11:16| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 11:20

  • Share

Ministri i Jashtëm bjellorus, Uladzimer Makey ka akuzuar vendet Perëndimore për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit të tij, për të nxitur “kaos dhe anarki”, teksa në Bjellorusi po mbahen protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të manipuluara të mbajtura muajin e kaluar.

“Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ndërhyrja në çështjet tona të brendshme, sanksionet dhe kufizimet e tjera ndaj Bjellorusisë do të kenë efekt të kundërt dhe nuk janë të dëmshme për askënd”, tha Makey.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Britania dhe Kanadaja pritet që së shpejti të vendosin sanksione ndaj Bjellorusisë, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave, që po mbahen për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit. Këto zgjedhje po vlerësohet se janë manipuluar, me qëllim që Alyesksandër Lukashenko të marrë një mandat të gjashtë.

Për shkak të presionit të madh nga Perëndimi, Lukashenko është kthyer kah Rusia fqinje për të gjetur mbështetje politike dhe ekonomike.

“Deklaratat me cinizëm janë bërë nga shumë kolegë tanë perëndimor, lidhur me ‘shqetësimet’ e tyre për sovranitetin dhe mirëqenien bjelloruse”, tha Makey në OKB.

“Në fakt, ato nuk janë asgjë tjetër përveç përpjekje për të sjellë kaos dhe anarki në vendin tonë”, tha ai.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë shpeshtuar kontaktet e tyre me Svyatlana Tsikhanouskaya, ish-kandidaten opozitare për presidente, e cila pas zgjedhjeve ka emigruar në Lituani. 

Tsikhanouskaya u ka bërë thirrje bjellorusëve që të protestojnë për një “qëllim të ri, për zgjedhje të ndershme

Qindra mijëra bjellorusë, për të shtatën javë me radhë po protestojnë, duke i bërë thirrje Lukashenkos që të largohet nga pushteti dhe të mbahen zgjedhje të reja. Policia ka arrestuar rreth 12,000 persona dhe ka pasur të dhëna se protestuesit janë rrahur dhe torturuar.

Ndërkaq, shumica e anëtarëve të Këshillit Koordinues, trup opozitar, që u ngrit për të lehtësuar dialogun për transferim paqësor të pushtetit, janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi.

Ora 14:35
Edhe një fundjavë tjetër protestash në Bjellorusi, dhjetëra arrestime

Mijëra njerëz sot kanë mbushur si çdo ditë sheshin e Minsk-ut në Bjellorusi për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Aleksandër Lukashenko, i akuzuar se po mban pushtetin pasi manipuloi zgjedhjet e organizuara më 9 gusht

Sipas burimeve lokale, forcat e sigurisë kanë arrestuar dhjetra protestues në rradhët e grave të cilat tashmë janë bërë simbol i këtyre demostrimeve.

Bashkimi Evropian ndërkohë po shqyrton një listë me sanksione kundër një sëri zyrtarësh të qeverisë dhe policisë të cilët akuzohen se kanë dorë në manipulimin e rezultatit zgjedhor dhe për dhunë ndaj protestuesve.

Sipas një raporti të OKB, deri tabi në Bjellorusi janë arrestuar më shumë se 10 mijë protestues paqësorë dhe nga reporterët janë konstatuar rreth 500 raste torturash të kryera nga agjentë të shtetit.

Sipas Lukashenkos, demonstratat mbështeten nga fuqitë e huaja, nga SHBA dhe ata që ai i ka quajtur si satelitë të saj, vendet fqinje me Bjellorusinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?