Bota

Bjellorusia në protesta, liderja e opozitës e gatshme për bisedime me perëndimin

6 Shtator 2020, 13:43| Përditesimi: 6 Shtator 2020, 13:46

  • Share

Edhe pse vetëm para pak ditësh liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya  u shpreh se situata e tensionuar në vend  për shkak të manipulimit të zgjedhjeve nga ana e presidentit Lukashenko, është një çështje e brendshme, ajo ka reaguar sërish duke thënë se është e gatshme për t’u takuar me zyrtarë të ndryshëm, me qëllim zgjidhjen e krizës.

Jam kontaktuar nga udhëheqës të shumë vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe vendet evropiane, dhe nuk kam refuzuar bisedimet me askënd. Të gjithë ata shprehën mbështetjen e tyre për popullin bjellorus. Dhe ne jemi të hapur për dialog me përfaqësuesit e cilitdo vend. Ndaj, edhe nëse dikush telefonon nga Rusia, ne do të flasim me ta”, tha Tikhanovskaya.

Ndërkohë që në vend vazhdon vala e protestave kundër presidentit Aleksandër Lukashenko, ditën e shtunë agjentë te forcave speciale u përleshën dhunshëm me studentët për t’i larguar ata nga sheshet, ku të paktën  30 njerëz  prej tyre u arrestuan nga autoritetet vendase. Studentët mbajtën protesta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Më vonë, mijëra gra mbajtën një marshim nëpër Minsk me sloganin “Mos i prekni fëmijët”.

Presidenti Aleksadër Lukashenko po përpiqet të ndaloje valën e protestave masive që ka nisur nga zgjedhjet e muajit e kaluar, ku fitorja e tij u përfol prej opozitës si e manipuluar.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?